Ballina Bota Rusia miraton vaksinën edhe për të moshuarit

Rusia miraton vaksinën edhe për të moshuarit

 

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha të shtunën se vaksina ruse, Sputnik, tani është aprovuar për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Më herët, njerëzit e moshuar kanë qenë të përjashtuar nga programi i vaksinimit masiv në Rusi.

Murashko tha se provat tani kanë demonstruar se vaksina është e sigurt edhe për këtë grup.

Ai shtoi se të moshuarit do të përfshihen menjëherë në programin e vaksinimit./ REL