Ballina ED/OP “Devide et Impera” – “Përqaj dhe sundo”

“Devide et Impera” – “Përqaj dhe sundo”

 

Këtë formulim e perdori për herë të parë Niccolo Machiavelli ne librat e tij De Pricipatibus dhe Discorsi diku rreth vitit 1513. Me tezën Devide et Impera, që don të thotë: „Përqaj dhe sundo“ ai përshkruante mënyrën se si në një ambient të papërshtatshëm dhe armiqësor politik mund të arrihet marrja e pushtetit, mbajtja dhe zgjerimi i tij. Kjo u bë edhe moto që ngaajo kohë e politikanëve ne Romë dhe në tërë Italin. Ky art imënyrës së marrjes dhe mbetjes në pushtet e kanë përdorur me shekuj shumë popuj e udhëheqes në tëre boten. Po ti pyesish politikanët shqipëtar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal teZi apo Luginë, se a e dini cka don të thotë Devide et Impera, jamë i sigurtë se të gjithë do të pergjigjeshin: Si jo, shumë mirë bile…… Po mirë, pyes unë, a mendoni se ju përsonalisht keni qenë pre e këtyre gatimeve? dhe se kush ka pasur këtë filosofi dhe këto pretendime gjatë gjithë historisë në raport me shqipëtaret? Përgjigjjen po ua lë juve sepse e dini shumë mirë.Gjithmonë janë munduar të na përqajnë për të na sunduar më lehtë në të gjitha periudhat e historis sonë. Po perpiqem ta ilustroj këtë theori vetëm me një shembull të thjeshtë dhe simbolik për të paraqitur pacipshmërinë dhe perfiditetin e armikut i cili nuk ndalet kurrë ditë as natë për të arritur qëllimin e tij. Më kujtohet një herë një takim në shtëpinë tonë në Drenoc me të madhin Zekirija Cana mikun e babit tim, kur na tregonte se si ai në arhivat e Beogradit i ka gjetur dokumentet zyrtare të sigurimeve shtetërore për kamufllim, përqarje dhe nxitje vllavrasëse tek ne. Në një fshat të Kosovës, tregonte Zotëri Cana, ku shumica ishin banor musliman, diten e Bajramit serbët e paguar i hedhin herët në mëngjes kokat e prera të derrave në oborr të xhamisë dhe i vizatojnë kryqat nëmuret e saj. Fshati më i afërt ishte një fshat me shumicëshqiptare katolike. Epilogun e ngjarjes mundeni ta imagjinoni vetë, vëllavrasje shkatërrim, stagnim, jo tolerancë mes nesh e në anën tjetër gëzim, festim e fërkim duarsh te armiku ynë. Ne gjithmonë kemi thëne dhe jemi munduar ti justifikojmë veprimet tona me pretekstin se ne kemi qenë një popull edhe jo aqë i shkolluar, prandaj na kanë mashtruar më lehtë. Shtrohet pyetja. Si eshtë e mundur që edhe sot, kur kemi dy Akademi të Shkencave, një në Tiranë dhe një në Prishtinë të mos jenmi në gjendje ti kundërvihemi në mënyrë adekuate një propaganda, një politike dhe një sistemi të tillë? Është e pa imagjinueshme dhe tragjike dhe për të të ardhur keqë kur e shef elitën aktuale Shqipëtare anë e mbanë. Të ndarë pikë e pesë, në Kosovë secili kundër sicilit, në Shqipëri secili kundër secilitn në Maqedoni e Mal te Zi gjithashtu. Më e kqija ndër të kqija është se aktualisht është arritur pika më kulminante tragjike, ku edhe politika gjithë kombëtare në mes dy shteteve është në discurs të hapur dhe rrezikon seriozisht qenjën tonë Kombëtare. Divergjencat tona ( të zyrtarëve) që duhet të jenë normale për qdo temë, nuk guzojnë të dalin në opinion e posaqërisht jo në atë ndërkombëtar. Ato duhet të zgjidhen mes nesh pa e ditur kush, e sidomos armiqt e shumtë rreth e rrotull që mezi presin si hijenat. Nëse vazhdojmë kështu do të fundosemi të gjithë së bashku. Zgjohuni nga gjumi! Lërini inatet personale, lërini kalkulimet dhe pazaret politike, edhe nëse vetëm për një kohë deri sa ti arrim qëllimet dhe objektivat tona, ju lutem!!! Kujtojeni vetëm për një qast Skenderbeun dhe porosin e tij me thuprat, bëhuni bashkë dhe të pathyeshëm. Zgjateni dorën njëri tjetrit sepse gjendja është shumë serioze, jemi duke shkuar rrugës që do ti humbasim të gjitha që i kanë fituar Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova me pendë dhe Isa Boletini e UCK-ja me pushkë.

Për hirë të djemve dhe vajzave të rënë për këtë tokë dhe përhirë të lotëve të nënave të këtyre trimave e trimëreshave ndër shekuj – Bashkohuni e mos lejoni të ju përqajnë!!!

Shpetim Alaj – Dhjetor 2020 Gjermani