Nga Neki LULAJ – Gjermani

Sonte shkrepëtiu fort Hisja e Diellit te pragu 

Ndaloi pellgun e dashurisë madhe e ndarë 

I lëshoi dritë hije shenjtërie tanë mustaku 

E lajmi na gumëzhiti si zhuzhitje  e zjarrit bubulak.

 

Vargu u ngulfat guackën e dhimbjes madhe 

E rimat u strukuan magjen e pikëllimit. 

Lajmi na u duk si zjarri djeg lisa male

 Ky lajm për artin na futi kularin e trishtimit.. 

 

thinjura i le dyert e oborrit pritje malli 

Me kujtime tjerrura si ajkë ndarë nëpër vite 

Aso kohe diellit ndrinte pas një gardhi. 

Netëve pagjuma kaloje pragun vendlindje 

 

E netëve te molisura  nga Tirana kujtoje Strellcin 

Fjalaurtia, o psherëtimë e pandalur ndër breza 

Nëntori çuditërisht na ka ngrysur ballin e mëngjesin

ka bërë flakadan ku s;shuhet rrezja..