Ballina Rajoni Italia miraton vaksinën e Pfizer, vaksinimi nis më 27 dhjetor

Italia miraton vaksinën e Pfizer, vaksinimi nis më 27 dhjetor

 

Vaksina Pfizer-BioNTech mund të përdoret lehtësisht në Itali.

Autoritetet shëndetesore italiane dhe agjencia e barnave dha miratimin për përdorimin e kësaj vaksine kundër Covid-19.

Simbolikisht vaksinimi në Itali do të nisë më 27 dhjetor, ashtu sikurse do të nisë në të gjitha vendet e BE.

Data është evropiane, një zgjedhje domethënëse si një simbol i betejës së Evropës së bashkuar kundër virusit .

5 anëtarë të personelit të spitalit të njohur Spallazani në Romë do të vaksinohen të parët, konkretisht një infermiere, një punonjëse e shëndetit social, një studiues dhe dy mjekë.

Raffaele Bruno, specialist i sëmundjeve infektive dhe drejtor i sëmundjeve infektive në San Matteo di Pavia do të jetë gjithashtu ndër të parët që do të marrë vaksinën.

Dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech pritet të mbërrijnë më 26 dhjetor, nga Belgjika drejt spitalit kryesor në Romë. Shpërndarja e vaksinave në Itali do të bëhet nga ushtria në të gjitha rajonet e tjera.

Efikasiteti i Pfizer është shumë të lartë (95% kundrejt një pragu të kërkuar prej 50%) dhe  mund të merretg nga të gjithë mbi 16 vjeç.

Në janar mund të vaksinohen 1 milionë persona në Itali.

Po ashtu bëhet e ditur se vaksina e Pfizer është e sigurtë edhe kundër cdo lloj mutacioni që mund të bëje Covid-19.