Ballina Muzikë Biletat për performancën live të Rita Orës shiten brenda disa minutash

Biletat për performancën live të Rita Orës shiten brenda disa minutash

Rita Ora do të performojë në Barnard Castle më 26 dhjetor, në atë që njihet si “Boxing Day”.

Biletat për koncertin në ambient të hapur u shitën katër minuta pasi dolën në shitje. Fansja e Orës, Talia Harris, komentoi: “Hyrja në Nivelin 4 ishte si: ufaa! Pastaj morëm biletat dhe e dinim se gjëja e duhur për të bërë ishte të largoheshim qindra milje nga Londra për të parë Ritën, në ditëlindjen e partnerit tim gjithashtu”.

Rita, fituese e shumë çmimeve, gjithmonë ka ndjekur opsionet alternative ndaj udhëzimeve për ndalesa nga qeveria në lidhje me sigurinë ndaj pandemisë, kryesisht duke marrë pjesë në festën e saj të ditëlindjes së tridhjetë së bashku me tridhjetë të ftuar ndërsa ishte ende në karantinë.

Lidhur me koncertin në Barnard Castle, Rita komentoi: ‘Unë do të interpretoj një grumbull këngësh të reja që nxjerrin në pah dhimbjen dhe vuajtjen që njerëzit tjerë e ndjejnë ndërsa janë në Nivelin 4. Dhe të gjitha hitet e mia!”.

Kënga e re e Ritës: ‘Tear 4 Tier 4’ është në dispozicion për shkarkim që nga nesër.