Paqëja e detyruar në emër të luftës së imponuar për “pronën ose pasurinë e askujt”!?

 

Nga Agron Shabani

Shqiptarët dhe serbët, apo Kosova dhe Serbia, kanë probleme ose mosmarrëveshje të shumëta shekullore ose dekadore për resursët ose pasuritë e njohura natyrore ose nëntokësore të cilat në mungesë të industrisë ose teknologjisë së lartë të eksplatimit dhe përpunimit të tyre, nuk i shfrytëzojnë dhe gëzojnë as shqiptarët e as serbët, gjegjësisht as Kosova dhe as Serbia. Sepse, janë të prapambetur, të pazhvilluar, debil, bedel, sërvil, vasal, kameleon dhe mërcenarë të dikujt tjetër. Duke menduar në Trepçën (Kosovë), Borin dhe Majdanpekun (Serbi), Liqenin e Ujmanit, Delten e pasur tè lumejve Sava dhe Danubi dhe kështu me radhë. Kështu që shqiptarët dhe serbët si dy popuj të vegjël, apo Kosova dhe Serbia si dy vende ose shtete të vogla, të varfëra dhe të pazhvilluara, vazhdimisht kapën, grindën, luftojnë, vritën ose përgjakën mes veti për një koc ose një copë asht. Ndërkaq, mishi (tuli), gjahu ose “pasuria e luftës”, vazhdimisht u takon atyre që janë me të mëdhenj, me të fuqishëm, me të pasur dhe me të zhvilluar ushtarakisht, industrialisht, teknologjikisht, ekonomikisht dhe në çdo formë tjetër se sa serbët dhe shqiptarët, apo se Kosova dhe Serbia.
Populli thotë se delët, deshtë ose ogiqët e tufës ose kopesë së harlisur nga frika e ujqërve të uritur për gjahë, mëse tepërmi e sulmojnë, therrin ose vrasin njëra tjetrën ose njëri tjetrin me burjena (brina) -kur të qethën, apo kur e prejnë (rruajnë) leshin, sepse, i dukën me të vogla ose me të vegjël njëri tjetrit ose njëra tjetrës. Një diplomat i huaj do thoshte dikur se në Ballkan, njerëzit ose popujt e ndryshëm, sikur luftojnë dhe vritën shpesh mes veti për tokën, pronën ose pasurinë e askujt që ua kanë ndarë ose pjesëtuar me sherr turqit, rusët dhe të tjerët në emër të “gjeografive të vogla’ brenda ‘historive të mëdha” perandorake, cariste, imperiale ose kolonialiste, gjegjësisht në emër të “Traktatit të Shën Stefanit”, ose “Kongresit të Berlinit” e “Parisit” etj.,- pas luftërave të gjata ruso-turke në Krime, atyre anglo-franceze në Amerikën Veriore etj.
“Personi parë, i cili duke e rrethuar një copë toke, i shkoi ndërmend të thoshte se kjo tokë është tokë ose pronë e imja, ose jona, dhe gjeti njerëz të mjaftueshëm për t’i besuar, mos harroni se ishte arkitekti ose themeluesi i shoqërisë njerëzore ose qytetare. Çfarë krime, çfarë luftërash, çfarë vrasjesh, çfarë tmerri dhe mjerimi do i kishte shmangur shoqëria njerëzore ose qytetare në ato çaste ose momente, po të dilte dikush dhe të largonte rrethojën, duke bërtitur para të tjerëve me fjalët: Të nderuar, mos i dëgjoni këta maahtues ordiner dhe ambulant. Këta trafikant të shpirtit dhe moralit tonë. Jemi të marrë dhe të mbaruar nëse harrojmë se frytët e tokës iu përkasin ose takojnë të gjithëve, ndërsa toka nuk i takon askujt.” (Jean Jacques Rousseau në “Kontratën Sociale”)
Sidoqoftë, “Ne këtu në Gjermani ose Europën Perëndimore, nuk jemi tërësisht të lirë dhe të lumtur, përderisa në Ballkan ose dikund largë në Turqi, njerëzit ose popujt e ndryshëm vritë, përndiçën, masakrohen dhe nuk janë të lirë!” ( Göethe në “Faustin I”)
Megjithatë, në këtë histori të përgjakshme serbo-shqiptare ose ballkanike, serbët gjithëmonë kanë përfituar nga rusët, turqit dhe ish fuqitë tjera imperiale, kolonialiste, hegjemoniste ose ekspanzioniste. Duke u shtrirë ose zgjëruar vazhdimisht në teritorin ose hapësirën jetësore, etnike, historike dhe gjeografike të shqiptarëve. Kjo duke filluar që nga “Kongresi i Vjenës” (1815) dhe “Kongresi i Berlinit”(1878) , për të vazhduar me “Konferencën e Londrës” (1913 dhe 1915), “Traktatin e Versajës” (1919) e deri me sot.
Se këndejmi, para “Konferencës së Ambasadorëve” në Londër (1913)-Kosova i kishte me tepër se 29. 5OO kilometra katrore të hapësirës ose teritorit të saj. Ndërkaq, “Shqipëria londineze” (me 1912) thonë se në emër të “pavarësisë shtetrore ose politike” thuhet se asokohe i humbi ose braktisi afro 1/3 ose 2/3 e teritorit ose hapësirës së saj jetësore, historike dhe gjeografike.
Ç’thotë historia…?
Thuhet se Herdodoti atëbotë (dikund në vitët 485-424- para epokës sonë ) duhet të ketë qenë arkitekti ose instruktori me i rëndësishem ose kryesor i të të ashtuquajturit sistemit apo si i thuhet” kompozicionit të parë” historik ose historiografik në Antikë. Apo,”babai i historisë”, siç do e quante dikur me vonë Ciceroni.
Se këndejmi, Herodoti në kuader të veprës së tij të njohur me titull “Historiae”, asokohe në radhë të parë e kishte për qëllim paraqitjen ose prezantimin e njëanshëm ( unilateral ose monologjik) të lufterave dhe fitorëve të atëhershme ushtarake ose politike të grekëve të lashtë -kundër përsianëve dhe të tjerëve. Gjegjësisht, dominimin dhe prestigjin e atëhershem politik, ushtarak, detar, tregtar, kulturorë dhe ekonomik të grekëve në regjiionin e njohur Jugor ose Mesdhetar.
Në anën tjetër ndërkaq,Tukididi (dikund në vitët 46O-4OO -para Krishtin) në kuader të “Monografisë Historike ” mbi luftërat e atëhershme të Athinës, Spartës, Peloponezit, Bosforit, Dardanelëve etj. Duke bërë fjalë mbi rolin, ndikimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të shumë  luftetarëve, komandantëve ose strategëve të njohur luftarak (ushtarak) dhe politik me orgjinë nacionale ose gjenealogjike nga treavat dhe rajonet e ndryshme të Ilirisë, Maqedonisë Antike etj. Qyshë atëherë do bënte apel për të vërtetën dhe kritiken e njohur historike ose historiografike. Respektivisht, për studimet, hulumtimet dhe analizat e përgjithshme burimore, materiale, dokumentare dhe historike të ngjarjeve, figurave, kronikave, analeve, mitëve, eposëve ose legjendave të ndryshme politike, ushtarake( luftarake) ose historike në funksion të sekularizimeve dhe singularizimeve të ndryshme eksterne ose eksplikative ne mes historisë dhe luftës, historisë dhe politikës, historisë dhe shtetit, historise dhe filozofisë etj. Të gjitha këto së bashkut, me qëllim të paraqitjes ose prezantimit të ngjarjeve, zhvillimëve, figurave ose personalitetëve të jashtëzakonshme ose historike në frymën e njohur lineare, ekskursive dhe diskursive të një historie globale ose universale në sfond. Kjo  për faktin, se ligjët e niohura historike ose historiografike, në radhë të parë janë ligje të trendëve, standardeve dhe tendencave të njohura madhore, epokale dhe tepër masive në kohë dhe hapësirë, respektivisht, ligje të trendëve ose tendencave të njohura globale ose universale. Për dallim të ligjëve të njohura shoqëore ose sociale ( lëxo: ligjet filozofike, sociologjike, psikologjike, politike dhe të tjera ..) që janë me tepër ligje ose standarde të përkufizuara në kohë dhe hapësirë, të cilat i parashohin ose prognostifikojnë ngjarjet, zhvillimët, figurat ose personalitetët e ndryshme epokale dhe historike në sfond, por, nuk kanë ndikime ose influenca globale ose masive në to si legjët e lartëpërmendura historike ose historiografike.
Ndërkohë që kritika e sipërpërmendur historike ose metodologjike ( lëxo”Monografinë Historike” të Tukididit), me kalimin e kohës do ravijezohej, konturohej, eksplorohej dhe konvencionalizohej akoma me shumë ne kuader të “Helenikës” së njohur të Ksenofantit etj. Për t´i arrirë kështu lulëzimin ose shkëlqimin e saj të vërtetë me rastin e kontaktëve, farkimëve, konvergjencave ose komunikimëve të ndryshme letrare, kulturore, historikografike dhe të tjera të artit, kulturës, letërsisë dhe historisë së lashte greke (helene) me kulturën dhe historinë romake në kohën e luftërave dhe përpjekjëve të njohura të romakëve per sundime dhe dominimie të asokohshme mesdhetare (kontinentale) dhe interkontinentale, kur Jul Polibie Cezari, Plutarku, Tit Livi, Salustiu, Ciceroni, Katoni, Konstantini i Madh, Justiniani, Diokleciani, Augustini dhe të tjerë në kuader të ” Analëve Historike”, “Biografive Paralele”, ” Fasti-ve”(Kalendarëve), “Vitae Sanctorum”, “Vitae Sanctam etj.: asokohe i kishin vënë si të thuash piketat ose kornizat e përgjithshme shkencore, sekulare, singulare dhe humaniste të historisë së përgjithshme të kulturës dhe civilizimit botërorë.
Për me tepër ndërkaq, konceptët, formulimet dhe përceptimet e njohra të H. Berr se: ” Historia parasegjithash është shkenca e njohur mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare”. Apo,” Pasqyrë dhe një njohuri e përgjithshme globale ose universale mbi të kaluarën, të sotmën dhe të ardhmën e përgjithshme të njerëzimit ose civilizimit të njohur njerëzore “, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore dhe metodologjike të H.I. Marrout dhe Christoph Kellerit. F.Braudellit, G. Barracloughut etj., në menyrën me konkrete, me sublime, relevante dhe pragmatike i bëjnë të qarta ndarjet, klasifikimet, enkodimet, dekodimet dhe periodizimiet e ndryshme historike ose historiografike. Respektivisht, historitë e vogla ( mikrohistoritë) dhe historitë e mëdha (makrohistoritë) e ndryshme në kontekstet ose relacionet e njohura ” Post-Quem” dhe ” Ante- Quem” .
Ndryshe nga kjo, Ephraim Chambers njihet si hartuesi ose formuluesi i fjalorit të përgjithshëm ciklopedikë ose enciklopedikë me titull “Cikploedia” ose “Enciklopedia” e cila paraqet ose prezanton edhe fjalorin i gjithëmbarëshëm shkencorë ose historikë. Ndërkaq, Denis Didero në “Enciklopedinë” e tij, përveç tjerash e veçon rolin dhe ndikimin e ligjëve dhe principëve të njohura shkencore dhe humaniste si kritere dhe parime themelore ose substanciale të një studiuesi ose historiani të specializuar dhe kompetent.
Se këndejmi, sipas mendimëve dhe përceptimëve të njohura shkencore dhe humaniste të Theodor Shiederit, të shprehura dhe formuluara në kuader të ” Kodeksit të Historisë Nacionale”: Mbrojtja dhe afirmimi i çështjeve dhe aspektëve të njohura ushtarake ose luftarake ( lëxo: kauzalitetin e njohur luftarak ose ushtarak) nepër etapa ose periudha të ndryshme politike, historike dhe të tjera, e kanë peshën dhe rëndësinë e kauzalitetit me të lartë shtetërore, nacional dhe historikë. Ndërkaq, sipas konceptë, ideve dhe teorive të njohura të Cloude Levy Straussit :”Mitët, eposet, legjendat dhe historitë e njohura luftarake (ushtarake) ose patriotike, janë në funksione të fuqishme determinante, konstruktive, rekonstruktive, diakronike, revolucionare,evolutive, paradigmatike dhe të tjera-përballë paradoksëve, padrejtësivë, destruksioneve, dekonstruksioneve, reaksioneve, turbulencave, anomalive, patologjive, demagogjive, hipokrizive dhe anakronizmave të ndryshme politike, administrative, juridike dhe të tjera. Duke pleduar këtu në shkencën ose disiplinën e njohur ushtarake ose luftarake të Beletristikës- përballë luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, propagandistike, subverzive, politike, administrative, juridike etj.
Në të kundërten, për historinë si shkencë, çdo gjë është relative, përveç kësaj të parës (historisë) e cila së bashku me ligjet dhe disiplinat e veta është absolute. Duke menduar në faktët ose burimet e njohura materiake ose historike, në strukturën, arkitekturën dhe kompozicionin e njohur historikë, si dhe në disiplinat e njohura historike ose historiografike si arkeologjia, paleontologjia, sfragistika, heraldika, numizmatika etj.

Ndaj, të kota ose fare boshe të dukën orvatjet ose përpjekjet e diletantëve, amatorëve ose fillestarëve të ndryshëm historikë ose publicistik, nëse e vërteta (shkenca), Zoti dhe natyra janë kundër tyre. Ciceroni thoshte dikur se “nuk e bëjnë ose nuk e shkruajnë dot historinë njerëzit e panjohur ose të pa histori.”
E kundërta e tyre janë paradokset, naivitetët ,anomalite ose patologjitë “shkencore” ose “historike” të njerëzve të paautorizuar, joprofesional dhe inkompetent, për t’u dukur të mëdhenjë ose interesant-përmes ngjarjeve ose historive të mëdha.
Ndonëse, sipas mendimëve ose formulimëve të njohura te Kantit, Hegelit, Popperit, Kuhnit etj. Etapat (epokat) ose periudhat e ndryshme revolucionare, historike dhe të tjera në të shumtën e rastëve mund të konceptohen, përceptohen dhe anticipohen edhe në kontekste ose relacione të ndryshme individuale ose personale. Kjo në radhë të parë për faktin se çdo etape ose periudhe të caktuar revolucionare ose historike i përkasin ose takojnë figurat ose personalitetët e veçanta dhe të jashtëzakonshme në kontekstin e mesipërm revolucionar dhe historik. Respektivisht, ushtarak (luftarak), politik, diplomatik, shtetëror, nacional etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe  kauzalitetin e njohur ushtarak ( luftarak), shtetëror, nacional dhe historik së bashku me mitët, eposët, legjendat  dhe historitë e njohura mbi trimat ose heronjtë e ndryshëm nacional ose popullor tek popujt, shtetët ose shoqeritë e ndryshme post-revolucionare ose tranzitore në funksione të ndryshme reflektive, simbolike, paradigmatike, konstruktive, rekonstruktive, tradicionale, empirike, diakronike dhe të tjera -përballë paradokseve, padrejtësive, turbulencave, reaksionëve, anakronizmave, anomalive, patologjive, destruksioneve ose dekonstruksioneve të ndryshme objektive dhe subjektive në çdo kohë dhe hapësirë. Pa i harruar këtu edhe tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluzviste të çdo shekulli dhe epoke mbi krijesat ose fabrikimet e ndryshme arificiale, psedoshkencore dhe johistorike të “gjeografive të vogla” dhe ” historive të mëdha” ose anasjelltas.
Ndryshe nga kjo, në rangun ose nivelin e njohur institucional dhe konstitucional, një ndèr pikërëndesat ose fushëveprimet kryesore ose substanciale të historisë shtetërore, nacionale dhe politike, janë ose mund të jenë e kaluara dhe historia e përgjithshme shtetëtrore, nacionale dhe politike e një populli (kombi) dhe shteti të pavarur, sovran, integral dhe demokratik .Gjegjësisht, e kaluara, traditat, jetëgjatësia dhe funksionaliteti ( funksionimi) i tij së bashku me konceptët, formulimet dhe intërpretimet e njohura shkencore dhe politike të lëndës ose materies së njohur të historisë. Aty janë edhe sekularizimet dhe singularizimet e njohura (eskterne ose eksplikative) në mes historisë dhe politikës, historisë dhe diplomacisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe gjeografisë, historisë dhe luftës, historisë dhe politologjisë dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, alternativat ose “derivatët” e ndryshme (shtesë) të historisë së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike, janë ose mund të jenë faktori i njohur njeri (personi ose individi), populli, kombi, etnia, shteti, gjuha zyrtare, simbolet e njohura shtetërore dhe nacionale, mirëqenja, shëndeti, barazia, lumturia dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare së bashku me edukatën, kulturën, arsimin (arsimimin), shkencën, tekniken, zhvillimiin e përgjithshëm industrial dhe ekonomik, vlerat, potencialet ose resursët e njohura individuale dhe kolektive, respektivisht, globale ose universale, të kaluarën apo traditat e njohura shtetërore, nacionale, politike ,historike etj. Historinë dhe gjeografinë e përgjithshme shteterore, nacionale, politike, ushtarake, kulturore etj. Ndaj, “vrapo, por ngutu ngadal.”, do i thoshte dikur filozofi historianit.
Në nderim të gjakut, fisit dhe origjinës tonë!

Historia e përgjithshme e kulturës dhe civilizimit botërorë ka provuar dhe vërtetuar shpesh se shumë popuj janë zhdukur fare nga faqja e dheut mu për shkak të nebulozës, mediokritetit, iracionalitetit, amnezionit, amorozitetit, debilitetit, fatalitetit dhe mohimit të rrënjëve, trungut dhe pemës së tyre familjare, nacionale, strukturalgjenetike ose biogjenetike.
Sipas filozofisë dhe antropologjisë kulturore dhe asaj politike, fryma e njohur liridashëse dhe patriotike së bashku me respektin dhe përkushtimun maksimal ndaj të së kaluarës së njohur familjare, nacionale, fetare, kulturore dhe historike, pëcaktojnë fatin, ekzistencèn dhe ardhmërinë e një populli ose kombi të tërë. Çdo shpërfaqje, shpërqëndrim, mohim ose injorim i mundshëm nga fryma e lartëpërmendur historike dhe patriotike, e ç’veshin dhe ç’armatosin një popull ose komb të tërë, duke e çuar drejt shuarjes (zhdukjes) ose vetshkatërrimit.

Se këndejmi, bazat hyjnore ose profetike të çdo populli (kombi) ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e të posaçmës ose të veçantës së tij fetare, kulturore, historike, nacionale, familjare (gjenealogjike), strkturalgjenetike, biogjenetike, antropogjenetike, antropokulturore, antropohistorike, antropogjeografike, antropobiologjike etj.
Në këtë frymë edhe prestigji ose autoriteti global i një populli (kombi) dhe shteti, sikur ndodhën të fshehur ose maskuar në autenticitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, spontanitetin, universalitetin, kompaktibilitetin, homogjenitetin, integralitetetin dhe integritetin e tyre të përgjithë­shëm. Për të mos thënë dikund në­ mes pseudonimitetit hyjnorë atij holistiko-primatologjik.
Në të kundërten, askush prej nesh nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lëxuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit, qenies dhe historisë sonë kombtare.
Krishtërimi nè realitet, plotësoi një detyrë të madhe pèr iliroshqiptarèt. Ai la gjur­më të pashlyera, në analet e historisë sonë kombtare, dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, vetëm me zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm të njeriut shqiptar ose kosovar.
Edhe polemikat, replikat ose dilemat e ndryshme rreth asaj të jesh shqiptar musliman, katolik, protestant ose ortodoks, paraqesin edhe një mashtrim ose manipulim flagrant të historisë sonë kombtare nga ana e pseudohistorianëve, kontrakulturologëve dhe antishkenctarëve të ndryshëm kreten,nebuloz, mediokrit, demagog dhe hipokrit, kur dihet fakti se po të mos ishin trimat, heronjt, intelektualët, patriotët, klerikët ose misionarët e shquar shqiptar të­ religjionit kristian ose katolik, shqiptarët e sotëm do kishin folur, shkruar dhe menduar turqisht, serbisht ose gabelisht. Nuk do kishte sot as Kosovë dhe as Shqipëri. As komb, as shtet, as gjuhë, as kulturë, as histori dhe as flamur shqiptar.
Nën hijen e islamit ose islamizmit radikal turko-otoman, për gjashtë shekuj me radhë, kishat katolike shqiptare ishin qëndra drite dhe shprese, vendi i shpirtit, shkencës, artit dhe kulturës shqiptare, prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë hapësirèn shqiptare ose ilirike. Krishtenizmi ose katolicizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Tempulli i dritës, shkëlqimit, ekzistencës, rilindjes ose renesanses shqiptare… Frymëzim i orvatjeve ose përpjekjeve të njohura kolosale dhe titanike të klerit katolik shqiptar në Vendin e Shqipëve, i cili gjatë sundimit (pushtimit) tè egër turko-otoman, ishte në një gjumë ose agoni të thellë. Ndaj, a ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime sublime dhe kaq të shënjta?! Unë thëm: Nuk ka.
Ndryshe nga kjo, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë.
Kur e tërë lënda e pasur e librarive historike, të dalë në dri­të, do të shohim se, ndikimi i klerit katolik shqiptar në qytetërimin e dhe historinë shqiptare, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot. Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollëshmi dhe brendi, si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar filozo­finë me religjionin ose teologjinë.
U mor vesh se si pjesën më të shkëlqyer, monumentale dhe emblematike të shpirtit, trupit (trungut), kulturës, traditës dhe historisë sonë të lashtë dhe aq të lavdishme, që na përcjellin, shoqërojnë, nderojnë dhe bëjnë dritë në të gjitha etapat, periudhet, portat ose hyrje-daljet e mundshme holistike, primatologjike, kulturore, historike, shtetrore, nacionale, patriotike dhe të tjera, i kemi vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të religjionit kristian që na i ka falur (blatuar) dhe ruajtur Zoti nepër udhëkryqet e ndryshme të ndryshme të shekujve dhe historisë . Si udhërrefyes të përjetshem, dekalog, amanet të madh dhe testament, i kemi Shë Florin dhe Laurin, Shën Jeronimin, Albanin, Niketë Dardanin, kryetrimin dhe kryeheroin tonë legjendarë, Gjergj Kastriot-Skënderbeun, si Atlet të Madh të Jezu Krishtit, Ipeshkvë të Shkodrës, Lezhès e Durrësit dhe Kardinal, Shën Terezën, Pjetër Bogdanin, At Gjergj Fishtën dhe shumë të tjerë.  I kemi kishat tona së bashku me famulltarët ose misionarët tanë shqiptarë që na i hartuan dhe ruajtën gjuhë, shpirtë, alfabet dhe kulturë. I kemi me tepër se 2OOO vjet traditë, kulturë dhe histori të Krishtërimit ndër iliro-shqiptarët. Në anën tonë i kemi edhe shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit që në shumicë i përkasin hemisifrerës oksidentale ose kristianiste. Hemisferës së dritës, miq të nderuar!
Ciceroni kishte thënë dikur se “Sokrati e ka zbritur filosofinë në tokë, ndërsa Herodoti -Historinë, për t´i dashur, kuptuar, perceptuar, akceptuar dhe anticipuar më mirë njerëzit ose popujt e ndryshem në ate mënyrë që mëpastaj t´i njohin dhe kuptojnë më mirë jetën, botën; natyrën, njeri tjetrrin, të kaluarën, historinë dhe vetvetën e tyre. Jeta, bota, natyra dhe filosofia e studiuar dhe kuptuar në mënyrë të cekët, unilaterale, monologjike ose egocentrike (bla-bla-bla) të largojnë nga Zoti, përderisa besimi dhe studimi i detajuar dhe në thllësi, të shpiejnë dhe afrojnë pranë Tij. Pranë Zotit (Hyjit).
Ndryshe nga kjo, konceptimi, perceptimi dhe anticipimi i njohur helio-oksidental ose kristianist i historisë së përgjithëshme mbi “shtatë ditët e formimit të botës” sipas ligjeve ose ‘parabollave’ të njohura biblike, si dhe mbi mësimin e njohur mbi “katër mbretërit e botës” në bazë të ‘dëftesave’ dhe shënimeve të ndryshme të grekëve dhe romakëve të lashtë së bashku me ndarjen dhe klasifikimin e historisë në ‘dy pjesë’ ose në dy etapa te medha “post- quem” dhe ” ante- quem”; respektivisht, para dhe pas lindjes së Krishtit: Kanë bërë që në botën dhe kohën tonë moderne ose bashkëkohore, të aplikohet dhe futet në përdorim ‘kalendari’ i njohur Gregorian së bashku me të famshmin “DIONYSIUS EXIGUUS” dhe vitët njohura të dritës. Duke i shmangur dhe mënjanuar në këtë mënyrë “vitet e hënës” dhe kalendarët e ndryshëm të babilonasve, hindusëve, grekëve të lashtë, persianëve, muslimanëve, rusève dhe te tjereve së bashku me ‘kalendarin’ e njohur (julian) të Ptolomeut, Jul Cezarit dhe kështu me radhë… Për te aplikuar dhe vënë në përdorim kalendarin e sotëm Gregorian, që përkon me ditëlindjen e njohur të Jezu Krishtit, të cilin do e pranojnë për të vetin edhe pjesa më e madhe e popujve, vendeve, kulturave  ose ´botës tjetër sekulare’ ose jokristianiste gjithandej globit. Ndonëse, mbi bazën e njohut të averzioneve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave dhe ‘historive’ të ndryshme ‘kontemporane’, protekcioniste dhe egocentriste të popujve dhe vendeve të ndryshme në kontinentin e vjetër europian dhe gjetke, gjatë periudhës së gjatë kohore (1582-1918) do ekzistojnë dy të ashtuquajtur “kalendarë paralel” të matjes dhe llogaritjes së viteve dhe të kohës. Kjo edhe përkundër faktit të njohur se ‘Kalendarin’ e sotëm Gregorian ose Kristianist e kishte zyrtarizuar Papa Gerguri XIII-të , me ‘Dekret special’ në bazë të ‘projektit’ dhe ideve të njohura të Nicolaus Cusanusit dhe Nikolla Kopernikut etj.
Si një ‘copë e madhe’ ,respektivisht, si pjesë e pandashme (fundamentale ose substanciale) e shpirtit, kulturës dhe civilizimit të lashtë europerëndimorë, jemi edhe ne iliro-shqiptarët, të cilët të parët ose ndër të parët atëbotë e përhapem dhe përqafuam Fjalën e Shëlbyesit dhe Ungjillin e Krishtit në kontinentin e vjetër evropian. Pa i harruar këtu edhe faktet dhe legjendat e lartëcekura mbi Prelatët dhe Martirët e famshëm (iliro-shqiptar) të Krishterizmit si Shën Flori dhe Lauri, Shën Jeronimi, Albani, Nikëtë Dardani, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe shumë e shumë të tjerë… Deri tek Engjellorja dhe Misionarja e Madhe shqiptare – Shën Tereza.
Nëse Shën Flori dhe Lauri atëbotë u vetëflijuan dhe martirizuan për krishterizmin, ndërsa, kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si ‘Atlet i Krishtit’ dhe Shqiptarizmës, i mbrojti dikur Europën dhe shqiptarët nga turqit osmanlinjë: Me rastin e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë, shqiptarët se bashku me miqtë dhe aleatët e tyre natyror dhe historik (më të mëdhenjët dhe më të fuqishëm qe i ka njohur bota)- e mbrojtën Kosovën dhe civilizimin e lashtë euro-perëndimorë nga muzgujt dhe hijet e lugatëruara të mesjetës.
Insinuatat ose tendencat e ndryshme reaksionare, hipokrite, dogmatike, demagogjike, paradoksale, anakronike ose infantile-patologjike të grupëve ose individëve të ndryshëm shqipfolës ose joshqiptar për t´i mohuar, shpërfillur ose injoruar vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të religjionit kristian së bashku me miqtë dhe aletatët e lartëpërmendur evroperëndimorë që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur ndodhëshim në rrezik: Një ditë jo të largët, ndonëse pa vullnetin ose dëshirën e shumicës absolute të shqiptarëve, do mund të na shfaqen dhe kthehen si hakmarrje apo si një ‘ves i ligë’ dhe bumerang i madh historikë dhe politikë. Për të mos thënë këtu si një ‘hakmarrje e madhe’ historike dhe politike, në fund të së cilës, përveç kalvarit dhe golgotës së njohur shqiptare, si ‘imazhe’ ose fragmente të ç´akordura, stivosura dhe rimuara, dhe si “mesazhe” dhe ‘relikte’ të kohës dhe historisë, do na ngelin (mbesin) vetëm hijet, skeletet, permendoret( lapidaret) ose varrezat tona individuale dhe kolektive, pranë te të cilave, të tjerët, pa prezencën e heronjëve, atktereve dhe protagonistëve të vertete, në sytë e botës, do e paraqesin (prezantojne) dhe ‘fotografojnë’ per të keq një pjesë të rëndësishme dhe aq vitale, sublime dhe relevante të historisë sonë. Për lirinë e përgjithshme individuale dhe kolektive të Kosovës dhe shqiptarëve, luftuan, u përpoçen, vetflijuar ose sakrifikuan bashkë si ´Një´ dhe të Pandarë kurrë, edhe shqiptarët e religjionit musliman, edhe vëllezërit e tyre shqiptar të religjionit kristian (katolik), protestant dhe ortodoks. Nën qiellin e flamurit të lavdishem të Gjergj Kastriot-Skernderbeut si dhe nën Emblemën e njohur të UÇK-së!
Historia – thonë se është Mësuese (por, edhe Ndèshkuese) e jetës.
Do cekur në fund se është për të ardhur ke me faktin e hidhur, sipas të të cilit, politikën, shtetin, popullin (kombin), pushtetin dhe diplomacinë serbiane dhe gjithandej globit e kontinentit tonë, i bëjnë Akademitë e Shkencave së bashku me elitat ose superstrukturat intelektuale, kulturore, politike ose akademike, ndërkaq në Kosovë edhe Shqipëri (për fat të keq)-rruga, lagjëja, klani, tarafi, fisi, provinca, rajoni, krahina, partia, koperativa etj. Mbase, “logjika” dhe “filozofia” tribale, mercenare ose provincialiste e robit dhe fisit.
“Tre pasione të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira për dashuri, kërkimi i dritës së dijes ose diturisë (edhe përmes vrimës së gjilperës) dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjerimin e njerëzimit ose popullit tim.”(Bertrand Russell në “Një histori të filozofisë së Perëndimit”)
 “Armiqtë ose kundërshtarët kryesorë të paqës sociale, lumturisë dhe harmonisë së përgjitjshme njerëzore ose qytetare, janë dhëmbja, frika, ankthi, stresi, depresioni, mërzia, paranoja, dyshimi, mediokriteti, cinizmi, injoranca dhe padituria së bashku me ndarjet, shkurorëzimet dhe diferencat e ndryshme bashkëshortore, familjare, sociale, ekonomike, qeveritare, shtetrore, nacionale ose politike etj.” ( David Ricardo& Scharl Furieau)
Na duhet shumë ne shqiptarëve. Punë shkencore, intelegjente, intelektuale dhe profesionale, jo vetëm punë manuale, mekanike, elektorale ose akustike.
ASH