Pullaz e tavan e patëm qiellin
E yllësia dritë hije lëshon.
Fluturojnë engjëjt prekin Universin
Fjala urtake e dashurisë na bashkon.
Do ta gatuajmë bashkë e ta tjerrim kujtesën
Mëkatet t’i groposim
Në moçalin e patave
Në batak t’i zhdukim harresën.
S’e dua padijen e kryeneçësisë së shekullit qe shkon
Çuditërisht në stinën e zogjve
Zogjtë nuk cicëruan në pranverë mbi dritare
Bulkthi kishte zënë pusi
E heshtja e shurdhëroi sheshin, e mira çame
Diçka më rrëshqiti mollëzave në faqe.
Akullnaja e ngrohtë shkrihet në shpirtin qelibar.
Për ty po dënes, o çamja ime verdhake
Shekulli po ikën e unë të vij nga pas.
Po flej e zgjohem unë, biri yt te pragu.
Ne Paramithi gjumin e bëj jak.
O do të vij,
o do të vij të kulla e te oxhaku
Unë nuk jam bonjak i lindur në Sokak
E mira Çame..