Kompania Axalt, që merret me prodhimin e ngjyrës për automobila, ka publikuar raportin e saj vjetor në lidhje me ngjyrën e preferuar gjatë vitit 2020 dhe sipas statistikave, 81 për qind të veturave janë të ngjyrosura me vetëm katër ngjyra.
Raporti tregon se tash e dhjetë vjet, ngjyra më popullore e veturave është e bardha.
Plot 38 për qind e veturave të prodhuara gjatë vitit 2020 janë ngjyrosur me të bardhë, pastaj 19 për qind me të zezë dhe 15 për qind me hiri dhe 9 për qind me të argjendtë.
Pjesa e mbetur e veturave janë në grupin e ngjyrave tjera – gjithsej 19 për qind.