Faqe nga libri
Nga Enver Memishaj
Në dhjetor 1990, në Vlorë, fillojnë të lëvizin, të bisedojnë, të komentojnë dhe të fund të organizohen pothuajse në të gjitha ndërmarjet e qytetit.
Por edhe Komiteti i Partisë së Punës nuk flinte, ai organizonte mbledhje me punonjësit e ndërmarjeve të ndryshme, për të sqaruar “drejtësinë” e vijës politike të Partisë së Punës, dhe për
të qënë vigjilent ndaj “propagandës armiqësore“, kundër sistemitsocialist!?
Në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz.
Kjo ndërmarje e drejtuar nga inxhinjeri Afrim Jupi, ishte e para dhe që u përfshi tërësisht në Lëvizjen Demokratike. Afrim Jupi ishte drejtori parë dhe i vetmi në Vlorë, që u nda prej ideologjisë komuniste dhe u vu në udhëheqie të Lëvizjes Demokratike dhe më vonë të Partisë Demokratike. Në këtë ndërmarje, në fund të vitit 1990, kishte filluar të flitej haptazi për rrugën pa krye në të cilën e kishte futur vëndin Partia e Punës së Shqipërisë dhe Ramiz Alia.
Kjo Lëvizje u inicua dhe u udhëhoq deri në fund nga: Afrim Jupi, Manol Bono, Irma Halili, Nexhat Veipi, Asllan Shakaj, Maksim Hitaj, Vjeni Aliaj etj.
Me porosi të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë (KQPPSH), Komiteti Partisë së Punës të rrethit të Vlorës organizonte takime me administratat e ndërmarjeve dhe komunistët, në grahmat e fundit, për të ruajtur shpirtin komunist që të mos u delte, ose siç thotë populli të mbyturit po mbaheshin për fije të kashtës.
Zëri i Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Nafte dhe Gaz po ndihej e dëgjohej gjithnjë e më shumë në qytetin e Vlorës, prandaj në këtë ndërmarje shkuan autoritetet më ta larta të Partisë dhePushtetit të Rrethit: Sekretari i parë i Komitetit të Partisë shoku Halil Hasko nga Dukati, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv KP Rrethit sh. Luan Muhameti, me dy instruktorë të besuar dhe komunistë Kujtim Sulçe dhe Spiro Lula.
Në krah të tyre qëndronin drejtori i ndërmarjes inxhinjer Afrim Jupi dhe sekretari i partisë Bashkim Seiti, i cili merrte informacion prej të vëllait tij ambasador dhe ua trasmentonte shokëve të tij
ndërmarjes, duke kaluar edhe ky në përkrahje të Lëvizjes Demokratike. Mbledhja ishte e zjarrtë. Të udhëhequr nga Afrim Jupi, Manol Bono dhe Maksim Hitaj, asnjë nga administrata nuk e mbrojti
politikën e Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH). Të gjithë kishin dhe shprehën të njëjtin mendim se politika duhej ndryshuar sa më parë. Të shprehje në atë kohë një mendim të tillë, kur mungonte absolutisht liria e fjalës, ishte një heroizëm që duhet vlerësuar dhe duhen kujtuar me respekt ata nëpunës të asaj administrate.
Mbi të gjithë ushtonte zëri i të ndierës Irma Halili , bijë e një komunisti nga Gumenica e Vlorës dhe bashkëshorte e një oficeri. Ishte krijuar për të rënë në sy. Zoti e kishte lindur këtë femër me të gjitha cilësitë që i duhen njeriut për të “mbretëruar” E kisha takuar pak herë këtë grua të zjarrtë nëpërmjet mikut tim Manol Bono. E aftë nga ana profesionale, po punonte për të marrë doktoraturën në ekonomi, e respektuar, e gjallë, shoqe e klasit të parë, e bukur, ajo që në takimin e parë të linte mbresa të thella.
Pse ishte e tillë Zoti e mori shumë shpejt pranë vehtes, në një moshe fare të re, duke lënë në pikëllim dy fëmijët e sajë, burrin, prindrit dhe motrat. Tek shokët dhe shoqet e sajë që e njohën dhe
patën fatin të punonin me të, ajo la mbresa të pashlyera. Ajo e para dhe me guxim pyeti komunistët Halil Hasko dhe Kujtim Sulçen:
– Ç`të keqe ka që të futemi në ekonominë e tregut si gjithë Europa?
– Ç`të keqe ka parë Amerika nga ekonomia e tregut ?
Halil Hasko dhe Kujtim Sulçja dridheshin e përdridheshin sigjarpëri dhe në fund i vunë kapakun duke thënë: “Kjo ndërmarjepaska rënë në dorë të armikut dhe kjo vajzë kërkon përmbysjen e pushtetit popullor”!
– Po, tha trimëresha shqiptare, veçse atë nuk e kërkoj vetëm unë, por i gjithë populli shqiptar.
Pas Irmës, u ngrit për të diskutuar komunisti Thanas Vëngu.Fytyrat e Halil Haskos dhe Kujtim Sulçes u gjallëruan, por u gënjyen, sepse Thanasi ua “plasi në dorë bombën” udhëheqësve të partisë. Thanasi ishte demokrat i lindur, e kaluara e familjes dhe jeta e kishin bërë anëtar të PPSH. Njeri praktik, i guximshëm, ishte shoku dhe miku im që nga fëmijëria. Thanasi siç thotë populli, “e vuri parpara” udhëheqien e Partisë dhe u bë promotorri i asaj mbledhje të paharruar. Më vonë këtë demokrat, të paaftët e spostuan nga udhëheqia e Partisë Demokratike që do të themelohej më 29 dhjetor 1990.
Më datën 6 janar 1991, në mitingun e organizuar nga Partia Demokratike, pa i thënë njeri Thanasi mori nga shtëpia e tij një tufë pëllumbash dhe i lëshoi përpara popullit në mënyrë demonstrative,
për të treguar se Partia Demokratike që sapo kishte lindur do tëndiqte rrugën e paqes për arritjen e qëllimit. Pas tij u ngrit ManolBono, ekonomist i njohur, burrë i nderuar, që dinte të bisedonteshtruar me popullin, duke u ulur në nivelin e tij dhe duke u bërëkështu një figurë shumë e dashur dhe nderuar nga të gjithë.Manolin e kisha mik, ja njihja mënçurinë dhe guximin. Bashkëkishim kryer studimet pasuniversitare, dhe bisedonim vazhdimishtpër varfërinë dhe mjerimin që kishte pllakosur vëndin. Me pyetjetë mënçura dhe diskutime të shkurtëra ai i vuri udhëheqësit e lartëtë Partisë me shpatulla për muri. Pastaj foli inxhinjer Selim Kondi.Me atë gjuhën e tij prej Ezopi
ai u tha udhhëheqësve të Partisë:
“Babai im në Kuç kishte 300 dhi dhe me to gjatë Luftës Antifashiste ishte në gjëndje të mbante një batalion me partizanë. Në rast krizash e lufte ju me se do ta mbani këtë popull, se ju i kini hambarët bosh” ?!
Me të njëjtën gjuhë trimërore folën: Maksim Hitaj, Asllan Shakaj, Agron Delia, Vjeni Aliaj, Nexhat Veipi etj. Kështu pra shumë punonjës të kësaj ndërmarje ju futën udhës së demokracisë, me guxim dhe nuk u tërhoqën asnjëherë, pavarësisht dallgëve të jetës. Ata mbetën demokratë të vërtetë,
idealistë dhe luftëtarë. Të gjithë këta trima inkurajoheshin ngadrejtori i ndërmarjes Afrim Jupi që qëndronte në tribunë me udhëheqësit e Komitetit të Partisë.
Ky burrë me mënçurinë e tij, e pa fundin e turpshëm të PPSH dheRamiz Alisë dhe të ardhmen e Shqipërisë e parashikoi në udhën e vërtetë të demokracive perëndimore. Me guxim ai e shndërroindërmarjen që drejtonte në një qendër të zjarrtë për përmbysjen e diktaturës komuniste. Ai nuk u tërhoq përpara kërcënimeve dhe shantazheve; me guximin e tij, me mënçurinë e tij, me autoritetin e tij, ai shumë shpejt u bë figurë qendrore e demokratëve të Vlorës dhe ata i besuan atij udhëheqien e Partisë Demokratikë, detyrë të cilën e kreu me nder duke mbetur në historinë e qytetit të Vlorës dhe të Partisë Demokratike një emër i nderuar.
Para se të hypte në tribunën e mitingut madhështor të 6 janarit 1991, që organizonte Partia Demokratike, atë e kishte thirrur Lavdosh Ahmetaj, Miniustër i Energjitikës dhe i kishte thënë:
– Afrim nuk të shoh dot në atë tribunë, tërhiqu!
– Edhe unë – i tha Afrimi – nuk të shihja dot ty për 50 vjet rresht në tribunat e Enver Hoxhës.
Kështu ishte mbyllur kjo bisedë.
Sapo zbritën nga ajo tribunë e lavdishme e takova Afrimin dhe Petrit Stefën dhe u thashë:
– Ju kisha shokë dhe miq dhe pandehja se ju njihja, por nuk ju paskam njohur vërtet.
Se kështu ndodh në jetë, duhet prova që ta njohësh njeriun. Ndofta, një çast i vetëm në jetë provon se kush je dhe sa vlen. Për këta burra kishte mjaftuar sinjali për fillimin e Lëvizjes Demokratike, që të shfaqnin vlerat e tyre atdhetare.
– Ne – tha Afrimi – ju futëm kësaj udhe dhe nuk do të kthehemi më pas. Ne jemi të sigurt se do ta përmbysim diktaturën, por edhe në se këta shpërthejnë në terror, ne jemi të ndërgjegjshëm
për të qëndruar dhe luftuar.
Në Uzinën e Sodës dhe Polivinilkloridit (PVC)
Një burrë trim, këtu, i quajtur Dashamir Frakulla, në atë kohë përgjegjës i Repartit të Elektrolizës, në gusht të vitit 1990, kishte udhëhequr të gjithë punëtorët e këtij reparti për të bërë një peticion qeverisë, me kërkesa ekonomike për rritje pagash, leje vjetore , përmirësimin e kushteve të punës etj. Këta punëtore punonin në kushte jashtzakonisht të vështira, me helme dhe paguheshin si skllevër. Për kohën, kjo ishte nje ngjarje e jashtzakonëshme, s`kishte ndodhur më parë, në të gjithë Shqipërinë dhe për Policinë Sekrete të kohës, e quajtur Sigurimi i Shtetit, ishte punë armiqësore sepse drejtohej kundër politikës së Partisë së Punës së Shqipërisë. Për këtë arsye, shteti komunist u alarmua. Në Uzinin e Sodës dhe PVC erdhi vetë anëtari i Byrosë Politike të Partisë së Punës
së Shqipërisë Besnik Bekteshi, për të zbuluar “aktivitetin armiqësor” që po mundohej të zhvillonte armiku i klasës!?
Sigurimi i Shtetit u angazhua të gjente se kush ishte ideatori dhe organizatori i këtij peticioni. Pas hetimeve dhe informacioneve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që sot njihen, por mendojmë t`i bëjmë të ditur në një material tjetër, rezultoi se ai që kishte organizuar nënshkrimin e këti peticioni “armiqësor”, ishte Dashamir Frakulla, përgjegjësi i Repartit të Elektrolizës, për të cilin hapën një proçes hetimor. Dashamiri u thirr në hetuesi nga hetuesi komunist Lulo Imeri dhe ju bë presion mizor, që të tregonte se kush fshihej pas tij dhe cilat ishin qëllimet e vërteta të peticionit.
Ai shpëtoi për mrekulli, sepse një grua e mënçur, Gjenovefa Gaba, në atë kohë prokurore, refuzoi firmosjen e arrestimit të tij.
Dashamiri tregon se “Edhe pse koha ishte e ngrohtë, unë shkoja në hetuesi i veshur trashë, sepse mendoja se nga çasti në çast do të arrestohesha. Pavarësisht nga presioni çnjerzor, unë nuk u
tërhoqa nga udha në të cilën isha nisur, edhe pse nuk e kishashumë të qartë se ku do të arrija… Me Partinë Demokratike ubashkova përfundimisht para datës 6 janar 1991, kur erdhi nëUzinë, Roland Tafili me të cilin deri në atë kohë nuk njihesha. Ai më gjeti dhe më kërkoi të lidhesha dhe të punoja për PartinëDemokratike, që ishte themeluar në Vlorë. Unë atë sinjal prisja,pranova dhe prej asaj dite nuk u ndava më nga Partia Demokratike familjarisht… Të nesërmen e takimit me Roland
Tafilin sapo shkova në Uzinë hoqa fotografunë e diktatorit EnverHoxha që ishte vendosur në hyrje të Uzinës… Unë kam folur nëmitingun e madh të 6 janarit në emër të klasës punëtore të Vlorës…”
Edhe ndërmarjet e tjera, vlonin nga idetë e reja. Një punë tëmadhe bënë disa guximtarë dhe largpamës:
në Ndërmarjen Pyjore: Ëngjëll Binaj;
në Ndërmarjen e Grumbullimit: Pajtim Xhelo, Enver Memishaj,Fatmira Jakupi, Lefter Berdo, Vaso Suli, Ixhlal Alimerko;
në Ndërmarjen e Naftës: Tomorr Xhindi, Pajtim Memushi, Ëngjëll Hasimaj, Nuri Llanaj;
në Ndërmarjen e Përpunim Drurit: Kujtim Ziaji, Filip Angjeli,Qemal Hitaj, Gëzim Lamaj, Lutfi Alizoti;
në Parkun e Mallrave: Petrit Golemi, Edi Sofia, Aldo Deneko,Artur Gjidede;
në Ndërmarjen e Kripës: Tasim Likaj, Namik Jaho, Leka Boro,Arqile Kume, Mira Xhindi, Besnik Muhamiti;
në Parkun e Industrisë: Neki Xhuveli, Marko Marko, Pajtim Sakaj, Miranda Ciruna, Vilson Kasëmi, Franklin Kasëmi, SkënderHoxha, Zenel Troqe, Kleo Leka, Xhemal Resuli, Spiro Daullja,Vladimir Hysi, Luto Lutaj;
në Uzinën e Sodë PVC: I gjith reparti elektrik i kësaj uzine doli nëpararojë; Dashamir Frakulla, Dukë Abazi, Marenglen Dervishi, Ferdinand Sula,
në Fabrikën e Llampave: Vilson Haxhiraj, Llazar Basko;
në Fabrikën e Çimentos: Fatos Veipi, Mario Sota;
në Fabrikën e Tullave: Gafur Shameti, Piro Aliraj, SabaudinXhyheri, Besnik Kripa;
në Ndrëmarjen Elektrike: Agim Kadiu, Agim Meli;
në Ndërmarjen Komunale: Vaso Grabovari, Bilal Hoxha, AgimAhmetaj, Luan Memishaj;
në Portin Detar: Kostandin Ndini;
në Ndërmarjen e Serave: Bastri Sofia, Reshat Kripa;
në Fermën e Llakatundit: ndihmës mjeku Thoma Bollano u shqua mbi të gjithë, Petref Lameborshi, Lulëzim Petani, Niko Dhrako, Sanie Sula;
në Fermën e Lubonjës: Kujtim Malaj, Viron Rrapi, familjet einternuara Ndreu e Shaska;
në Arsim: Agron Mema, Bajram Karabolli, Agron Shehu, Luan Shakaj, Shpëtin Xhyheri; Ymer Yzeiri, Kosta Paço, Petrit Stefa, Banush Bani, Genc Panozaqi, Bebi Kutulla, Gëzim Zilja, teuta Zilja, Elidon Muka, Krenar Shtino, Daut Shtino, Vangjel Pici, Miliano Stefa, Dr. Sezai Bazaj, Dr. Abedin Elmazi, Dr. Tasim Likaj, Dr. Selman Lamaj;
në Spitalin e Vlorës: Kristaq Pavli, Luter Nuraj, Kosta Koçi, Mitat Bozhani, Servet Kojdheli , Lefter Gjergji;
në Komitetin Ekzekutiv Adhurim Musaraj.
Në Lëvizjen Demokratike një rol të rëndësishëm luajtën tëburgosurit dhe të persekutuarit politikë si Ventigjar Hamzaraj,Hysni Alimerko, Reshat Kripa, Besnik Kripa, Fari Shaska, KlitoLamaj, Bardhosh Gjonzeneli, Dino Alemi, Astrit Xhaferi, Sefer Dauti, Pelivan Azizi, Pëllumb Lamaj, Kujtim Murati, Ceno Caushi, Shemsi Rrapi, Xhemal Mustafaraj, Dilaver Çeloaliaj, Avni Agaj, Qemal Zybi Çuçi, Petrit Velo, Dilaver Hoxha (Lepenica), Neço Çapo, Burim Kokoshi, Ëngjëll Lamaj, Shaban Xhyheri. Dy të moshuar nga Lepenica: Sadik Sinani dhe Sinan Brahimaj etj.
Po kështu një rol të rëndësishëm luajtën sindikalistët si Ferdinand Sula, Dashamir Frakulla, Neki Xhuveli, Ymer Yzeiri, Kosta Paço, Koço Biba, Arqile Kume, Gëzim Lamaj, Kutbi Muho.
Nuk pretendojmë se janë vetëm këta që vrapuan të parët nëpërkrahje, mbrojtje dhe aktivitet të Partisë Demokratike. Ata janë shumë më tepër…