…!
1. Kosovarët (ndoshta) janë i vetmi “popull i ri” artificial ose johistorik në të gjithë globin të cilët janë konvertuar, zhbërë ose tjetërsuar vullnetarisht në “popull të ri kosovar” të “dalur” ose të “lindur nga lufta”!?  Kosova është (ndoshta) i vetmi shtet në botë pa kombin ose popullin e saj shtetformues! Martesat e shumèta me boshnjakèt, turqit, serbo-malazezèt etj., e kanè bèrè tè vetèn.
Kosovarët janë i vetmi “popull” në botë që bëhen bashk me armiqtë dhe pushtuesit e dikurshëm shekullor, kriminal dhe gjakatar (siç janë serbët, rusèt, turqit, boshnjakèt etj.)-për t’i shpifur, shantazhuar, linçuar, kriminalizur, paditur, burgosur, arrestuar dhe denuar heronjt, akterët dhe protagonistët kryesor të lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së Kosovës! Kosovarët janë i vetmi “popull” në botë që iu ngrisin permendore, villa, rezidenca, pllakata, fotografi impozante, mite, epose, legjenda, elegji, antologji ose enciklopedi të ndryshme atyre që e mohuan, shantazhuan, kompromituan, kriminalizuan dhe e vodhën ose plaçkitèn luftën e lavdishme çlirimtare dhe heroike të UÇK-s! Liderët ose politikanët kosovar, duke filluar nga Fadil Hoxha, Sinan Hasani dhe politikan të tjerë shqipfolës ose jugokomunist, për të vazhduar me Ibrahim Rugovën, Bujar Bukoshin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin, janë të vetmit politikan në planet, të cilët me xhelozi dhe fanatizëm të madh i ruajnë dhe trashegojnë fobinë, dyshimin, paranojen, egonarcizmin ose egocentrimin e përkthyer në kompekse të Edipit, inferioritetit ose maliciozitetit -ndaj liderëve ose politikanëve të shtetit ëmë (Shqipërisë)! Duke filluar nga Enver Hoxha, Sali Bërisha, Aleksander Meksi, Fatos Nanoja dhe deri tek Edi Rama etj. Pa i cekur këtu, anomalitë, patologjitë dhe destruktivitetët (dekonstruktivitetët) tjera paradoksale, reaksionare dhe anakronike.

2. ” Shumicën e kohës as nuk përpiqem t’i përkthej fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme, pastaj kridhen: i harroj shpejt. Pak më parë ndodhèsha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (gènjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kishin përbiruar e përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të jesh ose ekzistosh’.” (J. P. Sartre “Neveria”)

3. Siç shkruan Bibla, Davidi atëbotë i ftoi dhe gostiti në rezidencën dhe audiencën e tij përfaqësuesit e të gjitha fiseve të Izraelit, kur i thanë dhe garantuan se e kishin njohur ose pranuar si mbret. Ndërkaq, dikush tjetër nga suita ose bashkëpunëtorët e tij, megjithatë u desht t’ia ceknin ose rikujtonin në sfond mbretit David, kalvarin, vuajtjet, travajet, krajatat dhe tragjeditë e shumëta të Solomonit ose popullit të Izraelit nga Holofernoja, Baltazari, Hamurabi ose Nubukardenazori të Babilonisë ose Persisë të cilët i kishin kremtuar dikur festat ose fitoret e tyre me “gotat e shënjta”, të mbushura me vërë si dhe me gjakun e izraelitëve ose palestinezëve të vrarë, prerë ose masakruarë tè cilëve ua kishin vjedhur ose plaçkitur edhe Tempullin e Jeruzalemit.
Hashim Thaçi dikur..në stilin ose cilësinë e njohur të “Mesisë” (Moisiut), Jakobit Izrael, Davidit ose Solomonit, pas e kremtoi fitoren presidenciale, dikur i ftoi ose detyroi “solemnisht” deputetët e parlamentit kosovar (PDK-LDK dhe AKR) që e votuan dhe zgjodhën asokohe për kryetar ose president të Kosovës, për të votuar dhe mbështetur në menyrë unanime ngritjen ose themelimin e “gjykatës speciale”! Duke e votuar dhe miratuar kështu (“urbi et orbi” ose “ultima ratio”) asokohe”denimin e njejtë ose të barabartë të çlirimtarëve dhe patriotëve shqiptar të UÇK-s dhe çetnikëve ose kriminelëve serbian! Ishte pra një vendim ose diktat (ultimatum) neronian ose cezarik i Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Kadri Veselit e Behgjet Pacollit të PDK-s, LDK-s dhe AKR-s- kundër Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt ose deputetëve të atëhershëm të Vetvendosjes dhe AAK-s, për të votuar ngritjen dhe themelimin e tribunalit ose “gjykatës speciale” e cila doli (rezultoi) të ishte e pameshirëshme edhe ndaj vet Hashim Thaçit dhe nenshkruesve të tjerë të saj. Ata që nuk e votuan dhe nënshkruan themelimin e asaj “gjykate të pavarur” dihet se çka (çfarë) ndodhi me ta! (….)  Edhe Ibrahim Rugova dhe “apostujt e parè” tè LDK-s, do kishin qenè kundèr miratimit tè asaj gykate speciale. Nejse!

4. Lidhur me gabimët e veta kolosale dhe kolaterale që ua kishin shkaktuar Kosovës dhe UÇK-s me rastin e miratimit të gjykatës speciale, Hashim Thaçi & Company, fajtorin kujdestar u munduan të gjejnë ose zbulojnë në Shqipëri! Duke e lakuar ose apostrofuar për të keq edhe Emrin e Prof. Dr. Sali Bërishës dhe kështu me radhë. Lojëra të njohura kalamajsh ose adoleshentësh në delir ose katarsis politik, juridik etj. Si në “Procesin” e njohur të “Jozefit”të Franc Kafkës, apo “zotit Koiner” në “parabollat e shkurtëra” tè Berthold Brechtit. Rrugën e Thaçit, e ndoçi edhe Ramush Haradinaj në “gjetjen” ose “zbulimin e fajtorëve kujdestar” të ndarjës ose shkëputjes së “Trepçës”, Ujmanit, ose Pjesës Veriore të Kosovës, tek Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama, si dhe plot thengla ose brroçkulla të tjera “senzacionale” ose “bombastike”
Ndërkaq, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj së bashku me Isa Mustafën, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn e përmbysën (me puç ose grushtet parlamentar)-Albin Kurtin dhe kabinetin e tij qeveritar nga pushteti, për të sjellur Avdullah Hotin e dëgjueshëm, servil dhe frikacak në krye të ekzekutivit kosovar, vetëm e vetëm që ndarja e “Trepçës” dhe Ujmanit së bashku me “zajednicën”(Dodik republikën) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe “demarkimët kufitare” të Kosovës me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, të merrnin jetë dhe formë zyrtare në Washington ose Bruksel. Kështu që Ramush Haradinaj nga “heroi i tarifës maksimale”(1OO,%) ndaj Serbisë, gjegjësisht si”kalorës ose gardian i çeliktë” i sovraniteti ose integritetit teritorial ose gjeogragik të Kosovës, sa çel e mbyllë sytë u kthye ose shndërrua në “arkitekt” varrëmihës ose shkatërrimtar të integritetit ose terësisë teritoriale të Kosovës! Kjo për t’ua siguruar ose zgjatur mandantin Halil Matoshit dhe Muharrem Nitajt & Company.
5. Shqiptarët e Kosovës në kordinim (konsultim) dhe harmoni të plotë me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit: Me 17. O2. 2OO8, e shpallën Pavarësinë shtetrore, nacionale dhe politike të Kosovës të cilën e njohu, fuqizoi dhe legjitimoi edhe Gjykata Ndërkombtare (GJND). Kosova është shtet i lindur (krijuar), rritur me mirërmbajtur nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Japonia dhe vendët tjera mike dhe aleate të cilat Kosovës dhe shqiptarëve, iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik.

 

6. Në Kosovë shkruhet dhe filtët shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut etj. Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithëmbarshme kosovare, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje nuk njihen dhe nuk pranohen faji, llogaridhënia ose përgjithësia personale (individuale) në raport me ngecjet, stagnimet, turbulencat, sfidat, paradokset ose deshtimet e ndryshme globale ose kolektive.

Natyrisht se liderët ose politikanët e ndryshèm kosovar, nuk kanè si tè thuash asnjë problem ose vështirësi të pranojnë rolin vendimtar të papërgjithësisë objektive dhe subjektive në momente, situata, qëndrime dhe vendime të caktuara, por nuk mund të pranojnè mediokritetin, joprofesionalizmin dhe fajin e tyre personal ose individual -lidhur me ngecjet ose dështimet globale ose kolektive si element të veçantë dhe për pasojë, llogaridhënien dhe obligimët e njohura personale, institucionale, ligjore ose konstitucionale të veprimeve, reagimeve, vendimeve ose gabimève të tyre kolaterale, kardinale ose trashanike kundër popullit (kombit) dhe atdheut.

Pak psikologji politike..

7. Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej “egos”, “libidos” ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi.
Do theksuar se Frojdi merret jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështuqë sipas Frojdit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata.
U mor vesh se prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin. Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales – përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje ndaj babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten) si kompeks malicioz dhe surrogativ. Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe moralisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor, mbipersonal,ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe moralisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor. Ndërkaq, Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe minimale, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndonëse, e tërë kjo të ngjanë edhe në hilozoizëm ose në “instanca të larta” abstrakte, imagjinare ose fiktive ku liderët ose politikanët e ndryshëm (kosovar) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit dhe janë të pavdekshëm ose absolut!

Dhe, çka (çfarë) mund të mësohet nga Tali (Talesi) i Miletit?

8. Thonë se Tali (Talesi) i cili lindi dhe jetoi në Milet  (gjatë shek VI ose VII para Krishtit)- ishte njeri prej kokave më të mençura ose gjeniale në antikë. Ai ishte edhe filozof, edhe politikan, edhe astronom, edhe inxhenier, edhe ushtarak i zoti dhe kështu me radhë. Si oficer dhe inxhiner i shquar dhe politikan lucid dhe tepër subtil e akribik i mbretit Lidije Croesosit, thuhet se Tali (Talesi) kishte arritur t’ia ndryshonte rrjedhat ose valët e tij në anën e kundërt, lumit Galis dhe në afërsi të Miletit e kishte ngritur digën e madhe së bashku me një urë impozante për të kaluar banorët dhe ushtarët e vendit të tij në kohë lufte ose fatkeqsishë të ndryshme natyrore.
Se këndejmi, edhe rendi ose rregullimi i përgjithshem shtetror, qytetar ose politik në Romën e lashtë-Antike, mobilizimi ushtarak (luftarak) dhe patriotik nè Europè së bashku me evolucionin e ideve, teorive, mendimëve, koncepteve dhe karakteristikave të përgjithshme shkencore, kulturore, arsimore ose pedagogjike në Francë (sidomos idetè ose teoritè e Dubotit, Boulanvilit, Rusoit, Mablit etj.) atyre në Gjermani, Angli, Rusi etj. në një masë të konsiderueshme iu referohën ideve, vizionëve dhe teorive të njohura të Talit (Talesit) të famshëm nga Mileti dhe filozofëve ose dijetarëve të tjerë antik.
Si politikan ose strateg i madh ushtarak dhe politik, Tali (Talesi) atëbotë hodhi idenë ose teorinë e njohur mbi  “Bashkimin ose unionin e qytet-shtetëve të Jonit, Egjeut, Korintit, Spartës, Athinës, Mikenës, Miletit etj.”-kundër përsianëve. Ngriti ose themeloi shumë shkolla ose akademi të ndryshme ushtarake, politike etj.
Gjërat më të mençura dhe më të çmuara në luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake dhe politike, Tali (Talesi) i quajti kohën dhe hapësirën së bashku me vigjilencën dhe gadishmërinë popullore (qytetare), politike dhe ushtarake. Në luftë je ushtar ose komandant, ndërsa në politikë duhësh të jesh edhe ushtar, edhe strateg, edhe komandant., tha Talesi (Tali), duke shtuar se nuk kishte aspak frikë nga mbreti ose kundèrshtarèt e tij, por thjeshtë i vinte keq prej njerëzve ose qytetarëve të vendit të tij që i kishin zgjedhur dhe pranuar për udhëheqës ose politikan.” Le të digjën me zjarrin e turpit dhe mëkatëve të veta, kjo èshtè hakmarrja ime!”, tha asokohe Talesi.

ASh