Aksesorët janë ndër artikujt që zgjasin për aq kohë sa ne i mbrojmë ato dhe nuk i shkatërrojmë. Për shembull, vitet mund të kalojnë dhe ju mund ta keni akoma të paprekur çantën tuaj të preferuar. Sidoqoftë, ekziston një aksesor që ka një datë skadence dhe pak janë në dijeni të tij.
Bëhet fjalë për syzet e dielli! E megjithatë, ato “skadojnë” dhe madje edhe më herët sesa i imagjinoni, ndërsa nëse nuk i zëvendësoni, i vendosni sytë në rrezik. Siç e dimë të gjithë, syzet e diellit përveç stilit që i japin pamjes tuaj, janë thelbësore për të mbrojtur sytë nga rrezatimi i dëmshëm.
Mbi të gjitha, ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit UV pa mbrojtje mund të shkaktojë një sërë problemesh në sy, kështu që përdorimi i syzeve të diellit është i domosdoshëm.