Kina ka vendosur flamurin e saj në Hënë, më shumë se 50 vjet pasi Shtetet e Bashkuara kanë bërë një gjë të tillë me flamurin e tyre.

Fotografia nga Administrata e Kinës për Hapësirë ka shfaqur flamurin e kuq me pjesë yje në sipërfaqen hënore.

Pamjet janë krijuar nga një kamerë pas përfundimit të një misioni kinez në Hënë, duke lënë të këtë të fundit të enjten.

Në dy misionet paraprake të Kinës në Hënë, është synuar vendosja e flamurit, mirëpo materialet kanë qenë problematike.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë flamurin e parë në Hënë, gjatë misionit Apollo 11 në 1969.

Pesë flamuj tjerë më vonë janë vënë në sipërfaqe hënore përgjatë misioneve pasuese deri më 1972.

Më 2012, NASA, duke cituar imazhe satelitore ka thënë se pesë flamujt janë ende duke qëndruar aty, ndonëse ekspertët e cituar nëpër raportime mediale, kanë thënë se ata mund të jenë zbardhur nga shkëlqimi i diellit.

Flamuri i parë është vendosur në Hënë nga astronauti amerikan, Buzz Aldrin.