Sipas shumë studimesh, oraret e tejzgjatura në punë nuk janë produktive dhe shkurtimi i tyre po mendohet gjatë nga shumë shtete.

Vendi që e ka përshëndetur këtë iniciativë është Zelanda e Re, që duke nisur nga kjo javë, popullsia atje do të punojë vetëm katër ditë në javë.

Unilever është bërë kompania më e fundit që e ndërmerr këtë iniciativë, ndërkohë që më parë e bënë shpërndarësi i çajit ‘Lipton’, sapunit ‘Dove’ dhe akulloret ‘Ben & Jerry’.

Madje, ata i lanë dorë të lirë punonjësve të zgjedhin edhe katër ditët e preferuara për të punuar çdo javë.

Kjo provë do të bëhet për 1 vit radhazi dhe nëse është efektive mund të vendos pikë në kontratën e përhershme.

Propozimi fillestar erdhi nga Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e cila ditë më parë sugjeroi që qytetarët të punojnë vetëm katër ditë në javë, si një mundësi e mirë për të filluar turizmin dhe për të ringritur ekonominë pas pandemisë së koronavirusit.