Billie Eilish, The Weeknd, Bad Bunny dhe Dua Lipa, janë në mesin e artistëve më të dëgjuar në “Spotify”, për vitin 2020.
Në të dhënat vjetore të publikuara nga kjo platformë muzikore në mëngjesin e së martës, u bë e ditur se artisti më i dëgjuar në “Spotify” është Bad Bunny, muzika e së cilit është shkarkuar më shumë se 8.2 miliardë herë brenda vitit.
Pas pop yllit nga Puerto Rico gjenden artistët Drake, J Balvin, Juice WRLD dhe The Weeknd, transmeton Koha.
Bad Bunny po ashtu përfshihet në listën e “Albumeve më të shkarkuara globalisht”, më albumin e tij të dytë të incizuar në studio “YHLQMDLG”, i cili i ka marrë më shumë se 3.3 miliardë shkarkime në vitin 2020. Albumi i artistit kanadez “, ai i reperit Post Malone “Hollywood’s Bleeding”, albumi “Fina Line” nga Harry Styles dhe “Future Nostalgia” nga Dua Lipa e plotësojnë top pesëshen e kësaj kategorie.
Billie Eilish e kryeson listën e “Artisteve më të dëgjuara” në këtë platformë, për të dytin vit me radhë. Pas saj vijnë këngëtaret, Taylor Swift, Ariana Grande, Dua Lipa dhe Halsey.
Kënga më e shkarkuar e vitit 2020 është hiti i The Weeknd, “Blinding Lights”, më afërsisht 1.6 miliardë shkarkime anembanë botës. Në vendin e dytë gjendet artistja Tones And I me hitin “Dance Monkey”, në të tretin Roddy Rich me “The Box”. Kënga e katërt më e shkarkuar në “Spotify” është bashkëpunimi i DJ Imanbek dhe reperi SAINt JHN, me titull “Roses – Imanbek Remix”, derisa Dua Lipa pozicionohet e pesta në këtë listë me hitin e saj “Don’t Start Now”.