Një qytet në Alaskën veriore, UtqiaÄ¡vik, i njohur më parë si Barrow do të përjetojë natën për një hark kohor prej dy muajsh pasi dielli perëndoi më 15 nëntor 2020.

Qyteti me afro 4,000 banorë tani përgatitet për 65 ditë në errësirë, pasi do të përshëndesë lindjen e diellit në 2021, vitin e ardhshëm, më 22 janar.

Qyteti më verior në Shtetet e Bashkuara, i cili është me pak njerëz dhe me më shumë shkretëtirë dhe tundër pritet të përballet me një dimër të ashpër me një temperaturë mesatare të lartë nën 0 gradë deri në mars 2021.

Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët. Por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil.

Polet veriore dhe jugore të Alaskës janë të vendosura gjeografikisht si të tilla që komuniteti Arktik kishte perëndimin e fundit të diellit më 15 nëntor dhe tani do të shohë lindjen e diellit në 1:16 pasdite, më 22 janar. Ky fenomen njihet si nata polare.