Ndoshta me në fund po e sheh dhe kupton edhe vet se dritat janë fikur prap! Kudo errët, muzg ose mugëtirë…Të gjitha sendet ose gjërat e bukura, sikur janë xhveshur (ç’veshur) nga diçka me terrin ose muzgun e parë. Edhe ti bashkë me to. Bosh fare. Endësh si Fremde brenda murëve të kohës pa kornizë. Duke i ngjarë një statuje ose përmendoreje të varur murëve të kohës së pakohë dhe pa limitë.
Mbi tavolinë akoma qëndrojnë qirinjtë e pandezur dhe një vazo lulesh që nuk i rriti kurrë si duhet pranvera e dashur atdhetare ose vendlindore. Ti rri heshtur, fare heshtur pranë vazos me lule që nuk i bëri kurrë pranvera, duke i trembur të tjerët me heshtjën tënde vrastare që djeg dhe flet. Sikur meton të flet dhe buzeqësh pa fjalë, me zemër dhe me shpirtë…Por, harron se kjo botë akoma beson se ne u dehëm dikur nga liria, dashuria, bukuria dhe krenaria e njohur vendlindore ose atdhetare që i kishim apo besuam se i kishim ose do i kemi një ditë…Duke ngritur dolli si gjithë të tjerët, apo si shumica, me gota të mbushura përgjysmë me nektare ose eliksire të ndryshme. Na mbyti etja e dikurshme atdhetare ose vendlindore! Na janë vyshkur ose etur akoma më shumë si duket, edhe fjalët e djegura në maje të gjuhës… U mungon nektari ose lëngu i njohur i lirisë, dashurisë, bukurisë dhe krenarisë atdhetare ose vendlindore. Po, po, u mungon gjaku, palca, limfa..; Ndaj, të lutem, mos harro t´u tregosh edhe të tjerëve.
Edhe mbi ato “figura supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit!
Atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Edhe mbi ato mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin tonë atdhetar ose vendlindor.
Dhe, ti prap ke të drejt të flasësh dhe të shkruash mbi nektarin dhe aromën e këndshme të luleve të bukura atdhetare ose vendlindore që nuk u bënë dhe s´u rritën kurrë si duhet me dritën dhe diellin e pranverës shqiptare. Nuk e kam fjalën mbi bimët helmuese ose asfodelte! Jo, por vetëm për lulet e munguara në tryezën ose tavolinën tonë që nuk u mbushë dhe nuk u stolisë kurrë si duhet. Mos harro pra!
Në të kundërten, s’kemi si si të mos ndjehëmi të lumtur dhe tepër krenar me jetën ose botën e sotme moderne ose bashkohore, kur edhe unë, edhe ti jemi pjesë e tyre në një formë a tjetrën. Sëpakut si fremde, apo si njerëz numra që duhet pajtuar me
gjithëçka për asgjë. Edhe atëherë kur heronjt ose kalorësit e luftës dhe lirisë na i padisin, akuzojnë dhe çojnë në burg, ndërsa, dezertorët, ikuizitorët, mercenarët, kolaboratorët, matrapazët dhe profiterë e luftës së bashku me udbashët dhe bijtë ose nipat e tyre, i bëjnë ( pa i zgjedhur askush)-kryeministra, ministra, deputet, zevëndësministra, ambasador ose dplomat. Pa kurrfarë njohurishë ose meritash paraprake!
….!
Umor vesh se ne nuk lindëm ose nuk erdhë në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithëçka. Sigurisht. Por, ne duhet arrirë dhe fituar gjithëçka ose çdo gjë me forcat tona. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj. Pa ua ditur kurrë gjërave as vlerën dhe as kuptimin. Sidomos lirisë, bukurisë, dashurisë dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore.
Se këndejmi, në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!
Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje pjellore!
“Gjërat kryesore që ne duhet t’i mësojmë, nuk janë vetëm drejtshkrimi, skolastika, retorika ose oratoria, por se si të jemi të sjellëshëm, te mirë, të ndërgjegjëm, të urtë, të qetë, të dashur, racional dhe patriot”, predikonte asokohe Platoni, duke menduar në kontrollin ose vetkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, moralin, urtësinë, racionalitetin, profesionalizmin, edukaten, kulturèn etj.
Platoni e ngriti ose themeloi asokohe Një Shkollë ose Akademi të quajtur dhe të njohur si Akademia e Athinës e cila shkëlqeu dhe lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shume, pos asaj se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz e jo si qen, mushka ose gomar.
Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet e njohura shkencore, kulturore, politike, diplomatike, akademike ose pedagogjike në Kosovë, i kanë nxjerrë jashtë ligjit ose i shpërfillin fare edukatën estetike së bashku me moralin dhe disiplinën e preferuar shtetrore, nacionale, intelektuale, profesionale, institucionale, konstitucionale dhe funksionale. Po t’iu kërkonte dikush sot studentëve ose profesorëve kosovarë disiplinat e lartëpërmendura, do i thërrisnin policinë ose personelin e neuropsikiatrisë dhe psikologjisë klinike! Duke të quajtur njeri i çmendur ose iracional.
Bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e shpirtit, mendjes ose vetëdijes së tij individuale dhe kolektive.;
Ndaj, po të ceku ose rikujtojë edhe njëherë se trimat ose heronjt e kthyer nga lufta, janë si marinarët ose minatorët që dalin nga një galeri e shembur ose deti plot valè…Duan të marshojnë kundër gënjeshtrës, egoizmit ,tradhètisë, pabesisë dhe padrejtësisë qè u troket ne zemër dhe dikund thellè nè shpirtè.

Ata nuk i mashtroi veç toka, qielli, cigarja, pema, manushaqja, trendafili, buka, kripa, sofra…Por, edhe vetvetja, miqtè (aleatèt), populli, shteti dhe liria për të të cilët luftuan, u përpoçën ose përgjakën dikur!

Shumë të tjerëve u mbetën plagët, dhembjet, pija ,përbuzja ,mohimi, cinizmi, injoranca, arroganca, dëshpërimi ,pafuqia…Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave burrërore, epikeose kalorsiake iku dhe shkoi në pakthim….Ata u plakën të thinjur ose bënë xhog nga pritja. Shumë prej tyre nuk e pritën as pensionimin ose pleqërimë e merituar. Vdiçën ose u burgosën të përbuzuar, mallkuar, demonizuar, satanizuar dhe harruar nga renegatët, dezertorët dhe tregtarët ordiner ose ambulant tè shpirtërave dhe flamujve!
I mori me vete koha e pakohë.
Ndaj, nuk është aspak çudi kur heroi ose çlirimtari i tretur në mjerim ka aq shumë mall ose nostalgji vrastare për pak truall të qëndrueshëm atdhetar ose vendlindor nën këmbët e veta, dhe kur ndjenè nevojë mjerane për pakëz ngrohtësi atdhetare ose vendlindore.
E sidomos për dy duar të njoma, një pamje ose fytyrë të bukur dhe ata sy të dashur atdhetar ose vendlindor që i shohin sytë e ti të etur dhe përmalluar aq shumë për… gjithèçka. Edhe për një të shame të rëndë në shqip aty dhe atëherë kur gjithëçka të ngjan si në ëndërr. Edhe ikja nga liria së bashku me fjalët e ngelura në fytë dhe ato përshëndetje ose përqfime të harruara tek pragu i derës
Mos harro pra se e tërë kjo si duket paskësh qenë vetëm një ëndërr e gjatë me një vorbullë të çmendur iluzionësh në sfond që i tretin ose davarisin hallët e përditshme për të siguruar kafshatën e bukës dhe ekzistencën shtetrore dhe nacionale në një botë moderne ose bashkohore që gjithëmonë ka aq shumë për kafshët ose bishat me të egra të Xhunglës, e nuk ka për njerëz të pabukë dhe me nevojë.
-Per Limit.al ne Tirane, nga Gjermania, vjeshte 2020-