Me Anton Çettën…,e paharruar.
(Tiranë, 1993, Foto: RTVSH)
Kan shkrue shekujt në gurët e trollit,
Veç bashkimi asht forca e kombit.
E tha n’Lezhë,Vet-Shpata e Gjergjit,
E tha n’Kosovë Lidhja e Prizrenit.
E tha Vlora e Korça plakë,
E tha Drenica, n’tym e flakë ,
Prej Çamrisë, n’Alpet me borë,
Bashkim thonë, vllaznit dëshmorë!
Fundi i shekullit të 20-të,
Na jep zemër,na ngjallë shpresë,
Gjithë shqiptarët, me një qëllim,
Kem’ të drejtë t’kërkojmë bashkim.
E dom kufinin ku e lan’ t’parët,
T’hyjmë n’Europë, të barbartë!
Si ka hije Europës Bashkueme,
Albania e përgjysmueme.
Mbi Ballkan vuejtjet do t’sosin.
Veç kur popujt t’vetvendosin.
Nuk dom luftë,dom vetëm paqë,
E kem bashkimin – aspiratë.
./.
Tiranë, 1988
————–
-Marre nga libri Fjala mbi tel…-