Argjentinasit janë rreshtuar në rrugët e Buenos Ajresit për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit Diego Maradona, arkivoli i të cilit u vendos në pallatin presidencial Casa Rosada i mbështjellë me një flamur argjentinas dhe me fanellën e tij të famshme me numrin 10. I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave, Diego Maradona vdiq të mërkurën si pasojë e një ataku në zemër. Turma të mëdha njerëzish pritet t’i bëjnë nderimet heroit të tyre argjentinas gjatë tre ditëve të zisë kombëtare.
Mijëra njerëz formuan një vijë gjarpëruese në rrugët pranë qendrës Plaza de Mayo pas një nate vigjiljesh. Disa përleshje shpërthyen ndërsa tifozët u përpoqën të hynin brenda pallatit presidencial për të parë heroin e tyre.

Diego Armando Maradona vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Airesit, konfirmuan të mërkurën ata që ishin pranë tij. Maradona ishte idhull për kaq shumë njerëz në Argjentinë dhe më gjerë.
“Ai është mishërimi i termit të veçantë argjentinas” El Pibe “. Djaloshi tip. Kështu e shohin veten argjentinasit, argjentinasit e varfër. Me flokët e shpupuritur, kurajoz, sfidues, brilant nga natyra – kjo ishte arsyeja pse e quanin El Pibe del Oro, djali i artë. Mendoj se ashtu do të mbahet mend në Argjentinë”, thotë Slava Malamud, analist sporti.

Diego Maradona

















