Sapo ka dalë nga shtypi ky libër, nuk e di se ciliështë në rradhën e botimeve të autorit, ai ka kohëqë boton libra njeri pas tjetrit, muza e tij ka shpërthyer pas vitesh të gjata fshehtësie, ndrojtjedhe akumulimi shpirtëror, dilemash të shumta nëvetvete, gjersa poezia e ka shpëtuar nga njëngarkesë e madhe, e cila dukej se do ta mbyste…
Të paktën këtë impresion e kam pasur gjithmonë, duke e soditur poetin, studjuesin, gjyqtarin dheteologun, ndërsa shfaqte apo fshihte njërin apotjetrin rol në bashkëjetesën e detyruar, në ditën e tijtë punës përballë peshores së drejtësisë apo nëkredhjen e lume të shpirtit të tij të pandalshëm tëkujtimeve të fëminisë, ku dy elementë mbizotërojnëpsikikën e tij aspak të pazakontë, nëna dhe babai, dy qënie që më së shumti i ka dashur, pasi ata janëlarguar parakohe nga kjo jetë.
Nëna aq herët, një mesogrua e bukur, delikate, fisnike dhe ndonjëherë edhe burrnore, kur ja donterasti për mbijetesën e familjes.Babai,më fjalëpakë, më i vrazhdë, i prerë në vendime, por kurajoz dhepërcaktues në fatin e familjes së vet.Të vendosur me tokë dhe kullë, në Kasaj, një vend dominant mesKosovës dhe Shqipërisë, një vrap kali mes dygjysmave të atdheut të ndara gjysmëshekullipadrejtësisht, ku natyra i tregon bujarisht të gjithahiret e veta, në të gjitha stinët…
Duke dashur të garantojë karakter dhepersonalitet, shpeshherë ka dominuar gjyqtari dhetoni i fortë dhe i prerë, më pas kur liria e besimitdhe e shprehjes hyri natyrshëm si frymë lehtësuesemidis nesh, filloi të shfaqej njeriu i besimit që tëafron ndjesi besimi dhe shprese mes marrëdhënieshnjerëzore, në biseda intime ku luhateshin fate tëndryshme individësh të vuajtur ose jo dhe së fundipoeti…
Shfaqet befasisht me vargun e çrregullt, por me forcë të çuditshme imagjinate dhe struktureinteresante, me guxim krijues, ndonjëherë edhetejkalues në përmasa, vargu ka sinqeritet dhetematikë novatore dhe origjinale, që papriturshkakton habi të justifikuar tek lexuesit, por edhekritikët jo të paktë të tij…
Shkruan poezi, poema të gjata, shfaqet dhe siprozator, i cili qëmton detaje të rralla, qasja ndajstudimeve të fushës së vet juridike, por edhe tëbesimeve dhe historisë së tyre në Shqipëri, i japin“kurorën” e dëshiruar të krijuesit të mirëpranuardhe të merituar në botimet komplekse.Duke qënëaktiv dhe përfshirës në takime periodike dhe tëgjithfarëllojshme me krijues, reflekton dhe stilin e veçantë të dialogut kulturor, që e afron së tepërminë rrethet aktuale krijuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni…
Dhe pasi prushi dhe flaka e parë krijuese janëshuar sadopak, besoj se ja ka mbrritur maturia e motiveve poetike, qëndrueshmëria tematike, kujdesii shtuar ndaj strukturës së vargut dhe latimit të tijtë domosdoshëm brenda unit të tij poetik, luhatet nëlavjerrësin e tij krijues të gjejë pjesën e tij më tëmirë dhe shpresoj se në këtë libër të ri shfaqet mësë miri kjo tendencë.
I përcaktuar tashmë si “Zafjetun…” si “Krisht, gjithnjë në kërkim…” poetit i pelqen të kuptohet sikrijuesi të cilit i dhemb aty ku i dhemb sot edhebotës në përgjithësi, por në momente të veçanta, atdheut të vet, gjendjes aktuale ku ndodhet ai:
…Fjala digjet, tund shpatë druni
Krahlodhun, hekuri mbart kob
Kombi im djegun, n’shpirt kallun
Prushin nxjerr nga xhepi
Djeg fjalën
Kërcej i trembun, zani hesht…
Libri ka 9 cikle, sa të ndarë, po aq të përafërt me njeri tjetrin, ku padyshim spikat ai me titull” Njomzim nga terri” dhe” Fjala zot” që ndoshta do të mjaftonin të vetme për një libër. Që nga dialogu ipandërprerë poetik dhe simbolik me prindërit dhefëmininë, shumë përcaktuese në subkoishencën e poetit deri tek piskama e brendshme shpirtërore sihimn dhe apel për fatin e ardhshëm të atdheut, rrugën e të cilit e kemi në dorë pafundësisht me sjelljet dhe veprimet tona të ditës:
Ju vdektarë harpçinj, të shtuem përtokë si gjethi
Shtypun nga kamba e lodhun e një rrugtari
Vdektar i gëzimeve të harrueme…
Ky libër i ri i autorit, i sapodalë nga botimi, me faqet ende të avullta, josh si buka që sapo del ngavatra e nxehtë, unë si ai i urituri që mezi pres tavendosin mbi tavolinë dhe përpiqem të zhvesh njëkore të nxehtë, të zbus sadopak nepsin tim të çastit, duke uruar zëmadh atë që e ka gatuar, me adhurimtë sinqertë…
Kështu më josh edhe mua dhe ndoshta nxitohem e s’ja qëlloj plotësisht në mbresat e mia të para. Si ai ingopuri me bukën qe e shijon përsëri kur ftohet dheankohet për kripën e tepërt apo fortësinë e kores sësaj…
Hasan Selimi dëshmon pjekuri poetike, nervngacmues tek lexuesi dhe një botë shpirtërore qërrok të të marrë me vete në udhëtimin poetik, faqepër faqe. Nuk është pak besoj…
Tropojë, Nëntor 2020