Kërkesat për eksport janë në rritje dhe fermerët nga Shqipëria dhe nga Kosova janë tejet të përkushtuar për të rritur rigonin.

Rigoni është një barishte aromatike plot shije që përdoret në kulinarinë Mesdhetare, i cili është i famshëm për aftësitë e mrekullueshme.

Rigonin e alpeve shqiptare e gjeni në tregjet e fshatarëve ose në pikat e bimëve medicinale.

Rigoni i jep nuanca të shijshme çdo gatimi, ai përputhet mirë me domaten, patëllxhanin dhe produktet e mishit. Mund të hidhni pak rigon në vezët e rrahura ose sallatë dhe të përfitoni një shije tjetër.

Rigoni rritet në zonat malore të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, Greqinë Veriore dhe në disa zona të Malit të Zi.

Karakteristika e veçantë e tij është se gjatë tharjes, ai humbet të gjithë aromën. Por kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm.

Përveç rritjes në zonat e largëta, fermerët shqiptarë tani kanë nisur të kultivojnë rigonin duke krijuar një habitat të ngjashëm për të ndihmuar në rritjen e tij.

Kërkesat për eksport janë në rritje dhe fermerët nga Shqipëria dhe nga Kosova janë tejet të përkushtuar për të rritur rigonin. Rezultatet fillestare janë optimiste.

Vlerat shëndetësore të rigonit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rigoni është një nga burimet më të pasura të vitaminës K, që është shumë e rëndësishme për organizmin.

A e dinit se, rigoni ka vlera antibakteriale? Rigoni përmban dy vajra esencialë që kanë aftësinë të luftojnë bakteret dhe në shumë raste janë më efikasë se vetë medikamentet.

Rigoni përmban thimol dhe një acid të quajtur rozmarinik. Të dy shërbejnë si antioksidantë.

Studimet e siguruara nga AgroWeb.org kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë. Ai përmban 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate. Ai përmban 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat.

Të dy varietetet e rigonit janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Rigoni është një nga barishtet më të shëndetshme dhe më të shijshme që mund të provosh. Rigoni është i pasur në fibër, po aq sa çikorja.

Rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3.

Gjethet dhe kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me sekrecionet e tëmthit dhe rrisin prodhimin e djersës. Pijet ose çajrat e rigonit ndihmojnë kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak ose simptomave menstruale.

Përgatitja e çajit të rigonit:

Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit.

Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë.

AgroWeb.org ju këshillon të shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar.

Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.

Përgatitja e vajit të rigonit:

Ju mund të shfrytëzoni vlerat e rigonit duke e përzier me vajin e ullirit.

Ju nevojiten gjysëm litri vaj të mirë ekstra i virgjër ulliri dhe 5 degë rigon të freskët.

Shtojini degët në vaj dhe lërini të qëndrojnë së bashku për shtatë ditë.

Nëse dëshironi mund t’i hiqni përpara se të ruani vajin.

Ky vaj është fantastik për përgatitjen e picave sallatave dhe gatimeve të tjera që kërkojnë vaj ulliri.