Rreth libritKonstandin KoliqitPrapaskenat e vitit 1997”. Fenix. Tiranë, 2020

Nga Enver MEMISHAJ

Ka shumë autorë që kanë shkruar për pranverën e përgjakur të vitit 1997, por kujtimet e shumicës prej tyre kanë frymën e partisë që ata simpatizojnë, inatet personale, hakmarrjen, zilinëdhe pak prej tyre dallohen nga objektiviteti siç janë kujtimet, analizat dhe kronologjitë që ka paraqitur Gëzim Zilja, tashmëbotërisht të njohura e të përmbledhura në tre libra voluminoze.

Tani së fundi vjen të dëshmojë për atë vit edhe Konstandin Koliqi me librin e tij ““Prapaskenat e vitit 1997”, libër që ështëshkruar “Për ata që duan të vërtetën”, thotë autori. Pjesa e parëtitullohet: “Dëshmi nga viti i shkatërrimit të shtetit shqiptar”, pjesa e dytë: “Shkrime dhe artikuj ndër vite” dhe mbyllet me pjesën e tretë: “Copëza përditshmërie…”

Idenë kryesore autori autori na e jep që në hyrje: Tëndërtojmë të ardhmen pa harruar të kaluarën e vitit të zi, 1997!”, një gjykim i ftohtë mbi ngjarjet historike të atij viti, gjykim i njëqytetari, shqetësim i një intelektuali me vizion europian.

Kujtimet e Koliqit për pranverën e përgjakur të vitit 1997,dallojnë nga shkrimet e analizat e autorve të tjerë pasi ato janëkujtime të një koloneli të shërbimit sekrete të shtetit, njeriut dhe oficerit që di të vëzhgojë, që di dhe gjen prapaskenat e atyre ngjarjeve, që sollën shkatërrimin e shtetit. Janë ngjarje për çfar pa e çfar dëgjioi kolonel Konstandin Koliqi gjatë asaj pranvere ku ishte dërguar me shërbim në Jug të Shqipërisë, prandaj ky libër duhet të tyërheq dhe duhet të lexohet që nga qytetari i thjeshtë deri te nëpunësi i lartë i shtetit, pasi ky libër ështe një manual për sot dhe për nesër.

​​*     *     *

Pjesa e parë e librit hapet me analizën: “Përgatitja e terrenit që solli katastrofën”, ku ndërmjet të tjerave autori shkruan se ish komunistët tashmë me emra të rinj socialistë e socialdemokratë, shfrytëzuan zemrimin e drejtë të popullit për humbjen e parave nëfirmat piramidale për të marrë pushtetin me çdo çmim.  Shumëoficerë të sigurimit u kthyen nga emigrimi dhe mbanin ligjirata nëpër klube dhe rrugë, për ta marrë armët e për të marrë pushtetin që ua kishin marrë armiqtë e popullit!!!

Autori përshkruan shpartallimin e policisë së pa armatosur më 10 shkurt 1997, si dhe thirrjen e Gjinushit dhe Cekës: “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje , ja liri”, autori flet edhe për disa gra shamizeza që dilnin në krye të turmës, por që autori këtij atikulli në shumë shkrime i kam quajtur: jo gra shamizeza, por gra zaqezeza, të tilla janë gratë komuniste që me fëmijë për dore dilnin në krye të turmës…  

“Në 15 ditëshin e dytë të janarit ’97, thotë Koliqi, shkarkohet nga detyra kryetari i SHIK-ut, z. Enver Memishaj, një zotri që e njihte, në mënyrë të shkëlqyer Vlorën, mentalitetin e popullit tësaj, forcën e ideve komuniste atje, aktivitetin e ish oficerëve tësigurimit, por që njihte edhe detyrën e tij në mënyrë po kaq tëshkëlqyer. U zëvëndësua nga i ndjeri Shkëlqim Agolli, nga Korça, që për 45 ditë që qëndroi në atë detyrë, besoj se edhe rrugët e Vlorës nuk arriti që t’i mësojë. Më vonë ky u vra në Greqi…”

Hyrjen e studentëve në grevën e urisë në Universitetin e Vlorës autori e përshkruan kështu: “Rreth godinës ku ishin futur studentët në grevë ishin vendosur rojet e armatosura, rreth 200 veta! Tashmëishin shfaqur fytyra të reja në rrugët dhe mitingjet e vlonjatëve. Këta vinin nga fshtrat e Vlorës, kryesisht nga zona e Lumit tëVlorësdhe ishin të armatosur…”

Pra këtu duhet të vëmë re se ende pa u djegur godina e SHIK –t (Shërbimi Informativ Kombëtar), u shfaqën njerës të armatosur dhe po kështu fshtarët e Lumit të Vlorës kishin zbritur në qytet, përse?

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen nëskenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 armiqve të popullit dhe spiunë të Berishës. “Nëlistën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat kanë “nderuar” edhe autorin e këtij artikulli duke e renditur në listën e të dënuarve me vdekje!!!

Para kësaj gjendje thotë autori mblodha shokët e mi, oficera të shërbimit sekret,  dhe u thash: “Këtu do të shkojë gjaku në gju, ne s’mund të bëjmë gjë… ju jeni të rinj mblidhni plaçkat dhe ikni në Tiranë, unë do të qëndroj këtu, për të kryer detyrën time deri nëfund”.    

Dhe Kostandin Koliqi qëndroi në krye të detyrës, pa menduar për vdekjen që e kanoste në çfdo hap që hidhte në tokën e Vlorës, nga bandat komuniste. Është me inters përshkrimi që bën autori për sulmin mbi godinën e SHIK-ut, pasi nga ky slulm antikombëtar e antishqiptar rrjedh gjith katastrofa që i sollën komunistët popullit tonë, duke shfrytëzuar zemrimin e popullit nga humbja e parave në firmat piramidale. Vrasjen e oficerëve tështetit shqiptar Besnik Hidrit e Lekë Qokut, sot dëshmorë tëatdheut dhe të dekoruar, autori e ka përshkruar me lot dhezemrimin e një atdhetari që po sheh jo vetëm shkatërrimin e shtetit por edhe shkatërrimin e humanizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve të thirrur nga komunistët. Po me ngjyra të gjalla e emocione autori përshkruan edhe masakrime të tjera që bandat komuniste bënëndaj oficerëve dhe nëpunësve të shtetit.

Syrit të një koloneli të shëbimit sekret nuk mund t’i shpëtonin veprimet antikombëtar që kryen bandat si grabitja në muzeun arkeologjik të Durrësit, grabitja e shkatërrimi bibliotekës sëVlorës, qëllohet me plumb portreti i Ismail Qemalit, katri radës vihet në dipozicion të Zan Caushit e se si Vlora dhe gjith Jugu i Shqipërisë bie në dorë të banave komuniste

Autori i librit arrin në përfundimin se në Vlorë, në Jug dhe nëgjith Shqipërinë, në vitin 1997, bandat e komunistëve, populli i indoktrinuar nga ideologjia komuniste, nën shembullin e njesiteve terroriste komuniste të gjatë Luftës Antifashisre duke shfrytëzuar zemrimin popullore kishin rrëmbyer armët për të marrë pushtetin nga armiqtë e popullit të emërtuar Partia Demokratike.

Në krye të turmave për hakmarrje e për pushtet, për ambicje personale, dolën shumë njerës pa moral që dogjën Shqipërinë për ta marrë ata pushtetin si Skënder Gjinushi, Neritën Ceka, Daut Gumeni, Namik Dokle, Sabit Broka, Bahri Boriçi, Rexhep Mejdani,Gramos Ruçi, ndërmjet tyre ishin dhe dy gazetare Zenepe Luka dhe Rudina Xhunga që me artikujt e tyre i vunë flakën Vlorës, etj.

Ky është përfundimi që arrin autori në analizën që iu bën atyre ngjarjeve.

Por autori është objektiv kur gjen fajtorin për katastrofën qëndodhi, herë në mënyrë direkte e herë me xhentilencën që e karakterizon na lë të kuptojmë se në fund të fundit shkatërrimi i shtetit erdhi nga pa afëtsia e drejtuesve të atij shteti, nga se nuk drejtuesit e lartë nuk e kuptuan kurrë se çfarë po ndodhte në Vlorë, nuk ditën të manovrojnë me metoda demokratike për të ndalur zemrimin popullore, nuk kishin përvojën e duhur, dhe nga vetbesimi pa baza te vetja, pra shkurt ishte faji i qeverisë që lejoi firmat piramidale dhe u tragua e pa aftë për të mbajtur pushtetin.

Libri ilustrohet me shumë fotografi të kohës. Kopertinëa elibrit të detyron të qëndron gjatë për të vëzhguar e shijuar atëkompozim që fut në mendime, e kjo falë talentit të autores sëkompozimit Sabina Koliqit, vajza e autorit. Përgëzime Sabina. Vlerësime të larta për redaktorin e librit zotrinë e ndeuar Behar Gjoka, dekoruar “Nder i Burrelit”, po ashtu nderime të veçanta për Nikoleta Kovaçin, recensuese e librit.  

​​​​*       *      *

Në pjesën e dytë të librit autori ka renditur kronologjikisht artikuj të botuar ndër vite në shtypin e përditshëm. Kjo pjesë na flet fare qartë për sheqetësimin atdhetar, qytetar e intelektual tëKostandin Koliqit për fatet e vendit të tij. Tashmë nuk flet më njëoficer i lartë i shërbimeve sekrete, sepse bandat komuniste e kishin shkartkuar nga detyra por flet një qytetar që e lidh fatin, jetën e tij me atdheun e tij.

Kështu ai i drejtohet presidentit të Republikës të mos gradojërebelë, bën thirrje që qytetarët duhet të shkojnë në votime, i bën një mesazh publik Edi Ramës. Si një specialist i shërbimit sekret jep mendime për dosjet, për luftën kundër terrorizmit, kundër krimit. Bën replika me durrësakun Duka, bën analiza të thella si “Dukuria Rama”, meditime si “Dueli dhe kanuni” etj.

​​​​*      *     *

Në pjesën e tretë të librit shohim shqetësimin e njëpensionisti, se tashmë Kostandin Koliqi ka dalë në pension, për problemet shoqërore e politike të vendit të tij, statuse në fb, portale etj.

Kjo pjesë që e mbyll librin na paraqet portretin e plote, karakterin dhe personalitetin e një oficeri madhor, e një nëpunësi të lartë, e një qytetari me vizion europian që shqetësohet hallet dhe problemet e popullit të tij. Edhe në pension Kostandin Koliqi nuk ka preferuar shëtitjet buzë detit në Durrës ku banon, por aktivitetin, mendimin dhe gjallërinë ne favor të popullit të tij.

Ky pra është njeriu model, shembulli i qytetarit aktiv që nuk parapëlqen qetësinë e një pensionisti por jetën plot vrull e gjallëri  dhe personalitete si Kostandin Koliqi, nuk mund të quhen pensionistë sepse ata janë gjithëmonë në punë, për të mirën e paqen e shoqërisë sonë.

Kostandin Koliqi i shërbeu vendit të tij përmbi 40 vjet si oficer kariere, kolonel i shërbimev sekrete, i specializuar nëshërbimet sekrete të NATO-s (Ushtria amerika, gjermane dhe turke) dhe tani së fundi kryen detyrën e fundit ndaj atdheut na le kujtimet e tij me libërin “Prapaskenat e vitit 1997”.

Urime me emocione të veçante Kostandin Koliqi. Jam krenar që kam një mik si ty. Falje se nuk e kam talentin të përshkruaj madhështinë tëndë si dje në shërbim të shteti shqiptar ashtu edhe sot në aktivitet, megjithse në pension.