Do të vij
Kur yjet ia falin flladin natës së ëmbël
Avulli i gurishtës stanin e merr ne gji
Klekat nga era qetë-qetë i nanurisin hënës
E ti ëndërron takimin me një djalë të ri.
Do të vij
Te gurra e drurit pranë lugut
Kur uji akull currilin kurrë s’e ndal
Do pres agimin që e zbardhëllon tokën
E ti të vish me bucelë ujë me marrë
Do të vijë
Ti syskifterja në mëngjesin me vesë
Eja ecim zabelit mes fierit të njomë
Leqeve këmbësorës së vjetër malit tatëpjetë
E lumturia të na rritet sa ngjitet lart një shqiponjë.
Do të vij
Qetësinë kësaj dite le t`ia prishin puthjet tona
Spërkatur nga poleni polar i yjeve të dashurisë
Nën këmishën vajzërore fshehur dy mollëkuqet
Ti je për mua kaçurrelja e përjetësisë
NE SHPIRT
Unë kam
Fjalë shumë
Të fërguara
Në Cërit e gjalpit.
E si me cërit në zemër
Për të gjitha
Fjalët e pambaruara.
Për fjalët
Që shkaktojnë sokëllimë
E nuk i thashë kurrë.
Unë belbani
I mëhallës