Ballina Rajoni Parlamenti në Malin e Zi më 2 Dhjetor voton qeverinë e re

Parlamenti në Malin e Zi më 2 Dhjetor voton qeverinë e re

 

Më 2 Dhjetor parlamenti në Malin e Zi do të votojë qeverinë e re e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 Gushtit. I mandatuari për kryeministër, Zdravko Krivokapiç bëri publike 12 emrat e kabinetit qeveritar, ku Dritan Abazoviç është kandidati për ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

12 ministrat e qeverisë do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme. Në përbërjen e qeverisë së re malazeze nuk ka përfaqësues të pakicave nacionale, ndaj mungojnë, përveç Abazoviç, përfaqësues të tjerë shqiptarë. Sipas nënkryetarit të parlamentit Genci Nimanbegu, ky fakt do të çojë drejt polarizimit të mëtejshëm të shoqërisë malazeze, ku pakicat do të kenë distancë më të madhe në raport me qeverinë.

Më herët nga koalicioni tjetër shqiptar ‘Bashke nji za’ kishin deklaruar se nuk do të bëheshin pjesë e qeverisë së re.