Reja: Duhet të jemi më konkretë para portës kundërshtare
Shqipëria është në përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Kazakistanit. Kuqezinjtë janë në një moment ku nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të arritur objektivin për Ligën e Kombeve, veç fitores. Por edhe kjo varet shumë nga forma e momentit e lojtarëve të sulmit.
“Janë kthyer Gjasula, Cikalleshi dhe do të kemi më shumë cilësi në fushë. Debutuesit treguan se janë gati të jenë pjesë e grupit dhe mund të na japin freski por janë edhe për të ardhmen Në dy ndeshjet e ligës së kombeve kemi patur nja dhjetë raste për gol, por nuk i kemi bërë . Në këto dy ndeshjet e fundit na duhet të shënojmë në mënyrë që të fitojmë dhe të jemi konkret para portës”, tha Reja.
Presioni për të fituar duket se kësaj herë do të ndihmojë skuadrën.
“Presioni na shërben, sepse nëse në futboll nuk ka presion nuk bën rezultate të mira. Përgjegjësia është e madhe. Mungesa e tifozëve bën që është skuadrat mike të jenë të avantazhuara, kështu që presioni kësaj radhe duhet të shërbejë për mirë”, tha Reja.
Kapiteni Etrit Berisha beson se e gjithë skuadra është bashkë dhe në një mendje për të bërë rezultatet e nevojshme në takimet e fundit.
“Besoj që jemi më mirë si grup dhe këto dy ndeshje do t;;i fitojmë Kur duhen pikët duhet të jemi të bëjmë gjithçka mirë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme”.
Ndeshja me Kazakistanin do të luhet në “Air Albania” këtë të diel në orën 18:00.