Ballina Sport Kupë e veçantë për garën e Formula 1 në Turqi

Kupë e veçantë për garën e Formula 1 në Turqi

 

Një kupë e veçantë është përgatitur për “DHL Turkish Grand Prix” e cila është gara e 14-të e sezonit në Formula 1.

Kupa e kampionatit e përgatitur në mënyrë të veçantë nga “Intercity İstanbul Park” përmban shenja nga kultura turke.

Mbi kupën me një lartësi prej 50 centimetra dhe me peshë 5 kg në ngjyrën gri metalike dhe të bronztë, krahas strukturave simbol të Stambollit si Kulla Galata, ura “Dëshmorët e 15 Korrikut” ndodhen edhe figura të tulipanëve.

Mbi kupë është shkruar në mënyrë të vaçantë “Stamboll” ndërsa në pjesën e sipërme të saj ndodhet gjysmëhëna me ylll.