Një diamant rus jashtëzakonisht i rrallë “rozë në vjollcë” është shitur në një ankand në Zvicër për 26.6 milionë dollarë.
Diamanti 14.8 karat, i quajtur “Shpirti i Trëndafilit”, është më i madhi i këtij lloji i dalë në ankand, pasi 99% e të gjithë diamanteve rozë janë nën 10 karat.
Madhësia e tij, së bashku me ngjyrën dhe strukturën e brendshme të përsosur, ndihmuan në tërheqjen e çmimit të lartë në ankandin e Sotheby’s në Gjenevë.
Emri i ofertuesit fitues nuk është bërë i ditur publikisht.
Ishte një nga tre gurët në një koleksion nga kompania ruse e minierave Alrosa, ku të gjithë u emërtuan sipas balerinëve të famshëm rusë.
“Shpirti i Trëndafilit” u pre nga një diamant i papërpunuar, i zbuluar në Rusi në vitin 2017.
Diamanti i papërpunuar u quajt Nijinsky, në nder të balerinit dhe koreografit ruso-polak, Vaslav Nijinsky.
Rekordi aktual i çmimit për një diamant rozë mbahet nga CTF Pink Star. Guri 59 karat u shit në ankand për 71 milionë dollarë (57 milion £) në Sotheby’s në Hong Kong në Prill të vitit 2017./BBC