Rafael Nadal, një ndër tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, me 20 çmime Grand Slam, shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij të mërkurën, me fitoren e ndeshjes së njëmijtë
Me fitoren përballë Feliciano Lopez në “Rolex Paris Masters”, Rafael Nadal fitoi zyrtarisht ndeshjen e njëmijtë në ATP Tour.
Tenistit spanjoll, Rafael Nadal, i janë dashur rreth 18 vjet për të arritur fitoren e njëmijtë që nga ndeshja e parë e fituar në Majorka, Spanjë, në vitin 2002.
Sipas ATP Tour, Nadal është tenisti i katërt në histori që ka arritur fitore me katër shifra, pas të mëdhenjve Jimmy Connors, Ivan Lendl dhe rivalit të tij, Roger Federer.
Pikërisht muajin e kaluar, Rafael Nadal fitoi “French Open” në France, duke shënuar fitoren e 20 në Grande Slam.
“Të fitosh 1000 ndeshje] do të thotë se jam i vjetër. Do të thotë se kam luajtur mirë për kaq shumë kohë” – tha Nadal. “Luaj mirë prej shumë vitesh dhe [kjo] është diçka që më bën të lumtur”.
Përveç arritjeve në fushë, Rafael Nadal është një ndër atletët më të suksesshëm. Në maj 2020, Nadal u rendit në vend të 27 në klasifikimin e Forbes të “Atletëve më të paguar në botë”, pasuria e të cilit vlerësohet 40 milionë dollarë deri në këtë moment. Që prej vitit 2001, kur Nadal luan si tenist profesionit, ka fituar 121 milionë dollarë në çmime.
Burimi: Forbes