Suedia ka kufizuar në tetë numrin e njerëzve që lejohen të ulen së bashku në kafene dhe restorante. Kjo masë u mor pas një rritjeje të rasteve me koronavirus.
“Ne kemi një situatë shumë serioze. Virusi po shkon në drejtim të gabuar”, paralajmëroi kryeministri Stefan Löfven.
Suedia ka raportuar 31 vdekje nga COVID që nga e premtja, duke e çuar numrin e të vdekurve në 5,969.
Löfven gjithashtu njoftoi rekomandime më të rrepta, përfshirë punën nga shtëpia nëse është e mundur dhe shmangien e transportit publik – për tre rajone të tjera: Halland, Örebro dhe Jönköping.