Vakti i mëngjesit është vakti kryesor dhe më i rëndësishmi përsa i përket fuqisë që duhet të ketë organizmi përgjatë gjithë ditës.
Konsumimi i një mëngjesi të shëndetshëm i ofron organizmit energjitë e duhura për të qenë aktiv dhe i gjallëruar.
Sidomos tani që dimri ka hyrë dhe temperaturat po zbresin përditë e më shumë, një mëngjes i ngrohtë me pak përbërës por me plot vlera do të ndihmonte organizmin për të qenë në formë gjatë gjithë ditës.
AgroWeb.org u sugjeron një mëngjes të lehtë, të shijshëm e mbi të gjitha të shëndetshëm për vaktin e mëngjesit.
Me tre përbërës të thejshtë që çdo kush i ka në kuzhinë, pa humbur aspak kohë fiton një shije të plotë që të kënaq jo vetëm oreksin por gjithë organizmin.
Çaj mali, djathë dhe bukë e thekur
Ky mëngjes përgatitet krejt lehtë dhe shpejtë duke mos marrë aspak kohë.
Mjafton të thekni disa feta bukë, sa të preferoni. Mund t’i marinoni me pak kripë, rigon e vaj ulliri.
Prisni disa feta djathë për të shoqëruar bukën e thekur. Ndërkohë përgatisni çajin e malit, të cilin nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.
Vlerat e çajit të malit
Ky mëngjes i thjeshtë por i shijshëm është nisja e duhur e një dite të mbarë të shëndetshme.
Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.
Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.
Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.
Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.