Rastet me koronavirus janë duke u rritur ndjeshëm në të gjitha rajonet e Kanadasë, por është një prej tyre ku virusi nuk ka mbërritur ende. Nunavut është rajoni me verior i vendit dhe me popullsi më të vogël.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga nisja e pandemisë në këtë zonë nuk është raportuar asnjë rast me Covid-19, kjo falë masave të menjëhershme të marra nga autoritetet dhe izolimit natyral që dallon territorin.
Në mars, kur kufijtë e të gjithë botës u mbyllën edhe zyrtarët e Nunavut vendosën të ndërmerrnin të njëjtën masa për t’u përballur me rrezikun. Dhe në këtë mënyrë vendosën disa nga rregullat më të ashpra të udhëtimit, duke i ndaluar hyrjen çdo të huaji që nuk ishte rezidentë.
Ndërsa qytetarët që ktheheshin nga jashtë janë të detyruar të qëndrojnë për dy javë në hotele të dedikuara, në qytetin e Winnipeg, të kontrolluar me roje. Që nga ajo kohë rreth 7000 banorë kanë kaluar izolimin në këto qendra izolimi.
Mes të tjerash, në të gjithë rajonin e Nunavut mbajtja e maskës është e detyrueshme, pavarësisht mungesës së rasteve.