Këngëtari i njohur Enrique Iglesias, do të nderohet me çmimin “Artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave” në edicionin e sivjetme të ceremonisë “2020 Billboard Latin Music Awards”.
Shpërblimin, këngëtari do ta pranojë më 21 tetor në qendrën “BB&T Center” në Florida.
Në këtë mënyrë, nderohet karriera e tij e mbushur me suksese në skenën muzikore, përfshirë këtu faktin se i ka shitur më shumë se 180 milionë albume.
Muzika e Iglesias është shkarkuar 19 miliardë herë në platformat muzikore, si dhe videoklipet e artistit kanë arritur t’i marrin rreth 17 miliardë klikime. Mbi 10 milionë njerëz i kanë ndjekur koncertet e këngëtarit anembanë botës, derisa Iglesias pritet ta fillojë turneun e tij të radhës në vitin 2021.
Ndërkohë, gjatë një interviste në vitin 2018, Iglesias e kishte pranuar se një ditë dëshiron të ndalojë së realizuari turne dhe të fokusohet në familjen e tij. Këngëtari i njohur spanjoll tre fëmijë, Lucy, Nicholas dhe Marym, me partneren e tij prej 19 vjetësh, Anna Kournikova.