Ballina Shëndet Një orë gjumë më tepër – Efektet e papritura dhe ndikimi në...

Një orë gjumë më tepër – Efektet e papritura dhe ndikimi në organizëm

 

Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe pesë minuta shtesë në shtrat kanë rëndësi.

Në disa raste këto pesë minuta kthehen në një orë duke ndryshuar tërësisht ritmin e ditës.

Një orë gjumë më tepër ka një ndikim të rëndësishëm në jetën dhe punën e njeriut.

Rëndësia e gjumit në jetën e njeriut

Gjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut.

Falë tij, qelizat kanë kohë të rigjenerohen, organet rimëkëmben, trupi dhe truri marrin pushimin e nevojshëm.

E nëse ia dilni të flini qoftë edhe një orë më tepër se zakonisht, atëherë jo vetëm që do të keni një paraqitje më të mirë, por do të ndiheni më mirë dhe do të jeni më të mirë në punën tuaj.

Por fjetja për një orë më tepër është vetëm fillimi.

Ajo që për ekspertët ka rëndësi është që njeriu të caktojë një regjim të mirëfilltë gjumi të cilit duhet t’i përmbahet me përpikmëri.

Falë këtij regjimi, njeriu mund të korrë përfitimet më të mëdha prej gjumit.

Cilat janë përfitimet e një ore më tepër në gjumë

Ekspertët thonë se nëse njeriu flen një orë më tepër gjumë se zakonisht, do të ndihet mirë e do të ketë më shumë energji.

Sipas tyre, mjafton një orë gjumë më tepër që humori të përmirësohet dhe paraqitja e jashtme të jetë shumë e mirë.

Nëse gjumin e bëni shkel e shko, atëherë jo vetëm që do të ndiheni keq, do të shtoni në peshë por do të dukeni keq.

Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek kujtesa

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se studentët që flenë 8 orë gjumë kanë një performancë më të mirë në provime.

Studime të tjera thonë se mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek kujtesa por edhe performanca në punë.

Sipas ekspertëve, nëse njeriu fle keq ose jo mjaftueshëm për dy netë të vetme, në 6 ditë ai ose ajo do të ndihen të plogësht.

Pavarësisht këtyre këshillave, cilësia e gjumit pengohet nga angazhimet e ndryshme në familje dhe punë.

Por kjo nuk do të thotë që fuqia e një ore më tepër në gjumë të neglizhohet.

Lexoni këtu për këshillat më të mira për gjumin.

Problemet me gjumin mund të akumulohen dhe të nxisin probleme të tjera shëndetësore.

Njerëzit që flenë 6 orë ose më pak janë më të rrezikuar nga një fenomen i quajtur ‘fikja e trurit’ që ka të bëjë me një gjumë disa sekondësh të trurit.

Mund ta kuptoni sa e rrezikshme është kjo për një person që i jep makinës.

Sipas ekspertëve, vendosja e një orari të gjumit është thelbësore për shëndetin.

Flini në një orar të arsyeshëm dhe përpiquni të zgjoheni në mënyrë natyrale.

Përmbajuni sa më shumë këtij orari.