Përbërësit:

Petë
6 vezë
3 gota uji qumësht
Dy lugë gjelle gjalpë i freskët
4-5 lugë vaj ulliri
100 gr djathë kaçkavall ose djathë i verdhë i butë i grirë që përdoret për pica
1 paketë pluhur pjekjeje (e gjeni në supermarkete)

Për mbushjen:

200 gr djathë të bardhë ose gjizë
1 tufë majdanoz (Sipas preferencës)

Përgatitja:

Në një tas hidhen vezët, qumështi dhe margarina ose gjalpi i shkrirë, vaji ullirit dhe pluhuri i pjekjes dhe i përziejmë. Në një tepsi të lyer me gjalpin apo margarinën vendosim petën e parë. Me ndihmën e një furçe kuzhine lyejmë petën me përzierjen e mësipërme (vezë, qumësht, gjalpë, vaj, pluhurin e pjekjes). Në të njëjtën mënyrë vazhdojmë edhe me petët e tjera. Djathin e thërrmuar ose gjizën e përziejmë me majdanozin e grirë imët. E hedhim në gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Më pas vendosim edhe petët e tjera të mbetura me të njëjtën mënyrë që vepruam më sipër.

Në fund e presim në katrorë byrekun dhe midis hapësirave të prera të byrekut i hedhim djathin e grirë kaçkavall ose djathin e picës.

Ngroheni furrën në 220°C dhe më pas vendosni byrekun për ta pjekur.