Ballina Bota Kryebashkiakët francezë kërkojnë ndihmë nga BE kundër ndryshimeve klimatike

Kryebashkiakët francezë kërkojnë ndihmë nga BE kundër ndryshimeve klimatike

 

Kryebashkiakët e 40 qyteteve të mëdha franceze kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian (BE) në luftën kundër ndryshimeve klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetarët e bashkive, duke përfshirë kryeqytetin Paris dhe qytetet Bordeaux, Strasbourg dhe Lyon, publikuan një letër të hapur në gazetën e përjavshme “Le Journal du Dimanche”

“Si zyrtarë lokalë, ne e dimë se si do të zbatohen masat që do të merren në lidhje me ndryshimin e klimës dhe si do t’u sjellin dobi qytetarëve, por ne nuk mund ta arrijmë këtë vetëm. BE-ja duhet të qëndrojë në anën tonë në këtë luftë”, thanë ata në letrën e përbashkët.

Letra, e cila thekson se BE-ja duhet të mbështesë punën e kryetarëve të bashkive, theksoi rëndësinë e udhëheqësve evropianë për të vendosur shpejt qëllimet dhe politikat për të adresuar problemet që vijnë nga ndryshimet klimatike.