Ballina Kuriozitete Japonezët krijojnë maskën ‘e zgjuar’, përkthen në tetë gjuhë të botës

Japonezët krijojnë maskën ‘e zgjuar’, përkthen në tetë gjuhë të botës

 

Në një kohë kur pandemia e koronavirusit i bëri maskat një element të nevojshëm të përditshmërisë tonë, një kompani japoneze ka krijuar një maskë të veçantë.

“Donuts Robotics” krijoi një maskë ‘inteligjente’ për të bërë më të lehtë komunikimin dhe distancimin shoqëror. Maska mund të amplifikojë zërin e përdoruesit dhe të përkthejë në tetë gjuhë të ndryshme.

Maska ‘e zgjuar’ është krijuar për t’u vendosur mbi një maskë standarde  për fytyrën sepse ajo nuk ofron mbrojtje kundër koronavirusit, shpjegoi CEO i “Donut Robotics”, Taisuke Ono.

Maska ka një mikrofon të ngulitur që lidhet me spartphone-in e përdoruesit përmes “Bluetooth”. Sistemi mund të përkthejë gjuhën angleze, spanjolle, frënge, japoneze, kineze, koreane, indoneze dhe vietname.