Kosova nuk arriti ta vijonte më tej ëndrrën drejt finaleve të Europianit. Dardanët u mundën 2 – 1 nga Maqedonia e Veriut sot në Shkup.
Sfida gjysmëfinale e play off u zhbllokua me autogolin e Kolollit pas 15 minutash lojë, ndërsa Hadërgjonaj barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 29-të.
Pa u mbyllur pjesa e parë Velkovski kaloi sërish në avantazh vendasit.
Maqedonia e Veriut do të diskutojë finalen për një vend në Europian me Gjeorgjinë që fitoi 1 – 0 me Bjellorusinë në takimin e luajtur në Tbilisi.