Ballina Kulturë Amerikania Louise Glück fiton Çmimin Nobel për Letërsinë

Amerikania Louise Glück fiton Çmimin Nobel për Letërsinë

 

Poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsinë.

Akademia Suedeze vlerësoi atë që e quajti “zëri i pagabueshëm poetik i zonjës Glück që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën njerëzore universale”.

Louise Glück ka botuar 12 përmbledhje poetike dhe është nderuar më parë me Çmimin Pulitzer dhe Çmimin Kombëtar të Librit.

Çmimi Nobel i letërsisë është vetëm njëri në grupin e çmimeve të dhëna këtë javë. Secili shoqërohet me një shumë prej 1.1 milion dollarësh.

Të premten shpalljet Çmimi Nobel i Paqes.

Çmimi në kimi iu dha dy shkencëtareve për krijimin e një metode të korrigjimit të gjeneve.

Tre shkencëtarë fituan të martën Nobelin e fizikës për zbulimet në lidhje me vrimat e zeza.

Po ashtu tre shkencëtarë ndanë çmimin për mjekësinë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.