Një maskë e lagur për fytyrën është më pak e efektshme sepse uji kufizon rrjedhën e ajrit dhe shkurton sasinë e filtrimit viral, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se maska ​​të thata me tre shtresa, maskat kirurgjikale blu tani më të zakonshmet, të veshura mbi gojë dhe hundë mund të mbrojnë njerëzit nga marrja e koronavirusit.

Por një ish zyrtar i lartë i OBSH u ka bërë thirrje përdoruesve të ndryshojnë maskën e fytyrës nëse laget sepse ‘lagështia i bën maskat poroze’, që do të thotë ‘të gjitha llojet e maskave janë në thelb të prekshme në mot të lagësht’.

Profesori Tim Spector, paralajmëroi Qeverinë se publiku nuk është në dijeni të rreziqeve të përfshira në një maskë të lagur të fytyrës, duke thënë se do të ishte ‘e dobishme nëse këshilla të qarta do të lëshoheshin për publikun’. Një maskë e lagur nuk ndryshon nga një shami e ndotur e lidhur në fytyrën tuaj, u shpreh studiuesi.

Nëse është bërë i lagësht nga avujt e ujit në frymën tuaj ose përmes kollitjes dhe teshtitjes, kjo është ndoshta një shenjë e mirë që duhet të vendosni gjithsesi një maskë të re ose të pastër.

Këshillat për veshjen e maskave të fytyrës përmendin që ato të bëra prej pëlhure duhet të ndërtohen nga materiali i thurur sa më dendur për të parandaluar daljen e pikave ndërsa ju lejon ende të merrni frymë.

Në varësi se sa i lagësht është materiali, mund të ketë një ndikim në madhësinë e vrimave në pëlhurë, ose duke i bërë ato shumë të mëdha për të parandaluar futjen ose daljen e pikave, ose shumë të ngushta për t’ju lejuar të merrni frymë siç duhet.