Hëna varet mbi majën e Strellcit te mali
Rrezja çan bjeshkën më dysh
Po thëllanza këndon nën atë strehë stani
Ne Belle pret diçka me javë vite dhe ditë
Kjo dashuri qënka kaq dallgëmadhe
S’e lë të qetë as natë e as ditë
Hëna e yjet shëndrrisin gurët në male
N`shteg të gardhit ndrijnë dy të rinjtë
Si fletarë rrahin tiktaket e zemrave
Në prehërin e hënës dëgjoj një ofshamë të lehtë
Mes klekave zhduket një hije e madhe
Thëllëzës minuti i duket sa njëqëind vjet
I përkund hëna ne prehërin e bekuar
Teksa sheh dy të rinj te shtegu i stanit
Ecin me shpinë ngarkuar si Sizifi i shenjtëruar
Me dashurinë e sinqertë të vajzës dhe djalit.