Veprat e artistit gjerman Steffen Kraft synojnë rizhvillimin simbolik të objektit simbol të “normalitetit të ri”, me të cilin do të duhet ende të mësohemi

Maskat kanë hyrë me dhunë në përditshmërinë tonë në muajt e fundit dhe ka nga ata që paqartësitë në lidhje me asgjësimin e tyre i kanë kthyer në art.

Grafisti, ilustruesi dhe fotografi gjerman Steffen Kraft, i ka bërë jo vetëm protagonistë të disa kolazheve, të përfshira në skena të jetës së përditshme, por i ka shndërruar edhe në protagonistë të disa projekteve grafike, me synimin për t’i bërë ato objekt të asaj që ai e quajti një “rizhvillim simbolik”.

Filozofia që karakterizon këto vepra orientohet drejt denoncimit të konsumizmit të tepruar ose ngrohjes globale, me një lidhje të fortë të rolit të rrjeteve sociale, por mbi të gjitha i ka rrënjët në bindjen e artistit se çdo objekt, me pak imagjinatë, mund të bëhet objekt artistik.

Foto: https://www.iconeo.de/

Burimi: Wired