Nga Skënder MULLIQI
Ekzistojne shumë faktorë që kan ndikuar që Kosova, veqmas kur bëhët fjalë për politikën dhe demokracinë ,ka mbetur e “ngrirë” në procesin e tranzicionit.Eshtë shumë logjike të konkludohet së për një gjendje të tillë , fajtor janë partitë kryesore politike .Ato jo që nuk i avansuan proceset , por u treguan frenuese të ideve që këto procese i qojnë përpara. Natyrisht së pjesën e fajesisë e ka edhe mbarë shoqëria e cila po tregohet inerte.Sigurisht po të ekzistonte mundësia e kthimit të viteve mbrapa, kurrë nuk do të dëshironim një elitë të tillë politike.Këta do të mbesin përfaqesuesit më të dobët të pushtetit në historinë shqiptare. Kjo elitë jo që nuk u tregojë zotësi për avansim të proceseve , por edhe na kthyen mbrapa.Këta njerëz e kan uzurpuar gjithë hapësiren politike të Kosovës. Kjo elitë lirisht mund të quhet shkatrrimtare e kapitalizmit liberal.Demokraci nuk kemi , dhe si të kemi pastaj shtet ku funksionon mirë rendi dhe ligji?! E as që mund të flasim për vlera të botës civilizuese. Nuk është e kuptueshme dhe as e pranueshme heshtja , neutraliteti dhe ekuivalenca e rreme , dhe as që po bëhët luftë për të drejtat dhe vlerat fundamentale njerëzore në Kosovë. Shumë do të kisha dashur që të shkruaj, së kemi një gjendje të mirë politike , se kemi një gjendje të mirë ekonomike e sociale …Klima politike ekzituese është aq e zymtë , sa shumicës është duke ia zymtësuar jetën.Hapat tonë janë shumë largë më kohën e modernitetit.Dhe, nuk delë asnjëri më pranuar së për këto 21 vite janë bërë aq shumë gabime, duke mos dhënë alternativa ! Këta ishte dashur mirë të dinë së janë bërë të pa dëshirueshem.Këto regjime na prun në situata të vështira .Po mungojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës mbi të mirat materjale dhe të drejtës mbi pronën.Na duhet të dalim nga patDemokracia dhe mentaliteti i mykur i të së kaluarës komuniste , duke kultivuar njëmend demokracinë dhe liritë qytetare.Atëherë edhe shoqëria do të ishte më e mirë , kurse shteti më i shëndosh.Na duhet normalizmi i këtij diskursi të liderëve të partive politike , të cilët na prodhuan vetëm të liga në Kosovë.Këto gabime të bëra , nese nuk riparohen , mund të bëhët vonë për ndryshimet aq të nevojshme . Ata që sillën konformë vlerave qytetëruese meritojnë çdo përkrahje.Nuk na duhen pushtetet të cilat po na mbajnë të mbyllura nga bota , të cilat pushtete nuk dijnë asgjë pos retorikave sterile .Me këta njerëz të kësaj klase politike nuk mund të formojmë shoqëri të së drejtës, dhe as nuk kemi mundësi të dalim nga ky tranzicion i ngrirë…