Kryeministri Edi Rama deklaroi se ditën e sotme do të njoftohet hapja e ambienteve të brendshme të lokaleve, të cilat u mbyllën për shkak të rrezikut nga COVID-19.

Ky fakt u bë i ditur nga kreu i qeverisë gjatë një takimi që ai zhvilloi në disa biznese në Vlorë.

asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029.

“I thërrisni pak mendjen, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë”, tha Rama.