Rregulli do të aplikohet edhe për sezonin 2020-2021
UEFA vendosi të zgjasë edhe për sezonin 2020-2021 rregullin e 5 zëvendësimeve brenda një takimi. Komiteti Ekzekutiv e miratoi që të aplikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, play-off të eliminatoreve të Europianit, eliminatoreve të Europianit për femra, Champions League e Europa League, duke nisur nga faza e grupeve dhe Champions League për femra.
Ky vendim do të lehtësojë ngarkesën për shkak të sezonit të ngjeshur që filloi menjëherë sapo u mbyll i kaluari, pasi futbolli u ndal për disa muaj për shkak të Covid-19. Në protokollin e ndeshjes do të regjistrohen 23 lojtarë. Shumë trajnerë përfshi atë të Kombëtares tonë, Edy Reja e kanë kërkuar këtë rregull, duke parë lodhjen e futbollistëve.