Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dyfishoi gjobën për këdo që nuk përdor një maskë fytyre. Ata do të gjobiten me 200 paund.

Johnson i urdhëroi njerëzit t’i mbajnë maskat edhe në restorante dhe bare. Kryeministri britanik njoftoi gjithashtu se e ka bërë të detyrueshme për stafin e pubeve, restoranteve dhe dyqaneve përdorimin e maskave, si edhe për këdo që merr një taksi.

Këto janë pjesë e rregullave të reja të ndërmarra nga Britania e Madhe për të parandaluar përhapjen e virusit. Sipas Johnson, vendi ndodhet në një pikë të rrezikshme dhe duhet vepruar tani.