YouTube po përgatitet të lançojë formatin e videove me metrazh të shkurtër i cili ngjan plotësisht sikur të ishte TikTok.

Të quajtur YouTube Shorts, videot 15 sekondëshe realizohen përmes smartfonit. Përdoruesit mund të bashkojnë disa video klipe të bashku, ti regjistrojnë me muzikë në sfond apo të ndryshojnë edhe shpejtësinë e tyre të luajtjes.

Në ditët në vijim pritet të lançohet versioni i parë beta i Shorts në Indi. Këto video do të shfaqen në faqen kryesore të YouTube në një rresht të dedikuar për Shorts.

Image

YouTube po përpiqet të shfrytëzojë popullaritetin që TikTok ja ka dhënë këtij formati për krijuar një produkt që mund të tërheqë vëmendjen e 2 miliardë përdoruesve në muaj të platformës.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion që na lë të kuptojmë se kur këto video do të jenë të disponueshme edhe për vendet e tjera të botës.

Por nuk është vetëm YouTube që po eksperimenton në këtë drejtim. Edhe Instagram ka objektiva të ngjashëm me klonin Instagram Reels por reagime ndaj kësaj veçorie të re nuk ka qenë aq pozitiv.

Mbase sepse Instagram nuk ka qenë kurrë ajo platforma dëfryese që YouTube ka provuar ndër vite.