Ballina Sport Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelon

Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelon

 

Konfirmimin e dha vetë futbollisti në një intervistë për Goal.com.

Mesi tha se i kishte kërkuar gjatë të gjithë kohës presidentit Bartomeu që të largohej, por ai nuk e mbajti fjalën edhe pse i kishte thënë se do të vendoste vetë në fund të sezonit.

33-vjeçari tha se nëse dëshironte të largohej drejtuesit i përmendën klauzolën prej 700 milionë Eurosh. Mesi tha se e ka vendosur gjithmonë Barcelonën mbi të gjitha dhe se i ka dhënë çdo gjë.

Lionel Messi sqaroi se pavarasisht atyre që janë thënë në media nuk do ta dërgonte asnjëherë klubin në gjyq.