Për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe kandidati për president në SHBA, Joe Biden.

Biden kërkon që Kosova të jetë një shtet tërësisht i pavarur dhe jo pjesë e Serbisë. Ai thotë se nuk e di si do arrihet kjo, por ky duhet të jetë qëllimi.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo ç’ka mund të them në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”,  tha Biden.

Duket se Kosova ka aleat të fuqishëm në SHBA edhe opozitën aktuale, teksa Joe Biden deri tani ka fituar të gjitha anketat për zgjedhjet presidenciale ndaj Donald Trump, në zgjedhjet që mbahen në Nëntor të këtij viti.