Aktivisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, në T7, ka thënë se është në interesin e Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan që presidenti aktual i SHBA’së, Donald Trump, të fitojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë.
“Opinioni im si amerikan, mendoj se në favorin e komunitetit tonë shqiptar është presidenti Trump të fitojë edhe një herë”, është shprehur Bajraktari.
Bajraktari thotë se Partia Demokratike ka ndryshim nga Partia Demokratike e vitetve 90 e 2000.
“Partia Demokratike në Amerikë ka shumë ndryshim nga Partia Demokratike e viteve 80, 90 apo 2000. Unë shoh se komuniteti ynë është radhitur kah Partia Demokrate dhe Bideni. Por, unë mendoj se në favor tonin është që Trump t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Bajraktari.