Mijëra njerëz kundërshtojnë ashpërsimin e masave anti-Covid
Vendimi i Kancelares gjermane Angela Merkel për ashpërsimin e masave anti-Covid ka sjellë protesta masive në Berlin.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit gjerman, duke kundërshtuar gjobat dhe kufizimet e ndërmarra nga autoritet në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
E quajnë demonstratë për mbrojtjen e lirisë berlinezët dhe shprehen se situata e pandemisë në Gjermani nuk është kritike. Rreth tre mijë oficerë policie u angazhuan për monitorimin e respektimit të masave si ruajtja e distancës dhe përdorimi i maskës. Siç ndodh rëndom në Gjermani në raste të tilla në të njëjtën kohe u organizua një kundërprotestë në mbështetje të masave bllokuese.
Tjetër situatë është një Madrid të Spanjës, ku banorët janë të shqetësuar për rritjen e ndjeshme të numrit të të infektuarve. Në 24 orët e fundit rezultuan pozitive më Covid-19 3,829 persona.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili vijojnë të mbeten në situatë kritike respektivisht me 5.9 dhe 3.8 milionë të prekur. Në të gjithë botën numri i të prekurve me koronavirus ka shkuan në 24.2 .milionë.