Ballina Enciklopedi Facebook do t’i paguajë Francës 106 milionë Euro taksa të prapambetura

Facebook do t’i paguajë Francës 106 milionë Euro taksa të prapambetura

 

Rrjeti social Facebook ka arritur një marrëveshje me Francën, sipas të cilës do t’i paguajë shtetit francez 106 milionë Euro taksa që i ka detyrime të prapambetura.

Në këtë mënyrë zgjidhet edhe ngërçi mes kompanisë amerikane dhe shtetit francez, që ka kërkuar nga kompanitë teknologjike të paguajnë më shumë taksa.

Detyrimet e prapambetura të Facebook për aktivitetin e saj në Francë datojnë që prej vitit 2009. Pjesë e marrëveshjes së arritur me palëve është edhe pagesa e 8.46 milionë Eurove nga ana e Facebook si taksë mbi të ardhurat për vitin 2020, 50% më shumë se në vitin 2019.

“Ne i paguajmë taksat që i kemi borxh çdo shteti në të cilin kemi aktivitet. I marrim seriozisht detyrimet tona tatimore dhe punojmë ngushtë me autoritetet në të gjithë botën për të qenë korrekt me ligjet dhe detyrimet tatimore”, tha një zëdhënëse e Facebook.

Edhe gjigandë të tjerë të teknologjisë siç janë Google, Apple dhe Amazon kanë arritur marrëveshje të ngjashme me autoritetet tatimore franceze.